A ka faj shoqëria në vdekjen e Pamelës së vogël?

Vdekja e Pamela Jahjes, vogëlushes 7- vjeçare, ka shokuar opinionin publik.

 

Ajo humbi jetën nga pneumonia, ndërsa jetonte në mjerim të plotë.

 

Babai i saj, Sadik Jahja, foli për News24.

 

Ai jeton në një kontejnier.

 

“Pamela ishte një nxënëse shumë e mirë. Kishte nisur klasën e parë,” tha ai mes lotëve.

 

“Kam kërkuar ndihmën e shtetit për banesë. I kam kërkuar ndihmë kryeministrit aktual,” tha Jahja, duke theksuar se është i përndjekur politik.

 

Shumëkush mund të thotë se shteti mban peshën e fajit për vdekjen e vogëlushes.

 

Por a ka shoqëria pjesën e saj?

 

Një reportazh i ABC News thekson se Pamela jetonte në fshatin Shullaz të Kurbinit.

 

Fshati është i mbushur me vila të bukura, vetëm familja e Pamelës jeton në barakë.

 

Ndoshta ishte e vetmja e pastrehë në Shullaz të Kurbinit, fshat me 2500 banorë, ku paratë nga emigracioni më së shumti reflektohen me avlli e mure të fortifikuara, apo në kate ndërtesash.

 

Pamela ishte në klasën e parë.

 

Moshatarët e saj mbase as e kanë ditur që 7- vjeçarja jetonte mes tyre, në mjerim.

 

Pak ditë para se të largohej nga kjo botë, fëmija u lut për një shtëpi.

 

Deri kur doli lajmi për vdekjen e saj nga pneumonia, të vetmit që iu bashkuan barakës së Pamelës ishte ndonjë gazetar.

 

Sot ka prej tyre që përloten.

 

Njëfarë pendimi a ngushëllimi ndaj vetes për atë që s’munden sa kohë ajo ishte gjallë./mapo.al

“>

Artikulli paraprakZhiti: Zot mëshiroje Nishanin se nuk di ç’bën
Artikulli vijuesFëmijët : "Mos na vrisni"