Deputeti i Lidhjes Demokratike, Anton Quni, përvec që ëështë bindur vetë për votimin e Demarkacionit, sic duket ka vendosur të lobojë edhe në Vetëvendosje.
Ai të premten është parë në shoqërinë e deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi në një lokal të Prishtinës, të cilës, me gjasë i ka treguar pse ka ndërruar mendje për Demarkacion, e pse duhet edhe deputetët e VV’së të veprojnë njëjtë
Demarkacioni është punë e kryer për deputetët e LDK’së. Te gjithë janë deklaruar se do ta votojnë këtë marrëveshjen, madje edhe ata që e kishin kundërshtuar kryetarin e partisë së tyre, Isa Mustafën. Është bindur edhe Anton Quni që ishte pothuajse më i zëshmi nga deputetet e pozitës mandatin e kaluar që nuk pranonin ta votojnë Demarkacionin
Ky i fundit, është parë në shoqëri me deputetën e Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi si dhe ish-ambasadorit të misionit vëzhgues, OSBE, William Walker në një lokal në Prishtinë.
Para kësaj, deputetja e VV’së kishte postuar fotografi me të njëjtit ku kishte treguar se me ambasadorin Walker, si dhe me deputetin e LDK’së kanë folur për zhvillimet e fundit në skenën politike. Padyshim se çështja më e rëndësishme aktuale në politikën kosovare është Demarkacionit, dhe padyshim se kjo mund të ketë qenë temë në tavolinën e tyre.
“Ishte kënaqësi ta takonim mikun e Kosovës, Ambasadorin William Walker, dhe te diskutonim mbi situatën aktuale politike në vendin tone”, shkroi Kadaj të premten në FB.
Nga ana tjetër, takimi në një lokal të Prishtinës, ku deputetja e VV’së shihet me kolegun e saj nga LDK’ja, në momentet kur këto dy parti opozitare po konfrontohen për temën e demarkacionit, është i pazakontë.
Deputetët si Anton Quni, që kanë ndërruar qëndrim dhe tani janë pro demarkacionit, nga deputetët e Vetëvendosjes, që komandohet nga Albin Kurti po shihen si tradhtarë. Por, Donika Kadaj nuk bën pjesë në grupin e Kurtit dhe rrjedhimisht qëndrimet e grupit të saj janë më të buta.
Koalicioni qeverisës dhe LDK’ja i kanë sytë te deputetët e Vetëvendosjes, për pak vota që po i duhen për Demarkacion, pasi që Lista Srpska po kundërshton kategorikisht votimin e tij.
Dy-tre deputetët që u duhet për ta ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit besohen se do të gjenden në Vetëvendosje dhe për këtë janë angazhuar të gjithë deputetët që tashmë janë pro ratifikimit. Edhe Anton Quni, në takim me deputeten e VV’së, në shoqëri të Walkerit, me gjasë i ka folur për votimit pro Demarkacionit.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje kundërshton ashpër ratifikimin e Demarkacionit dhe kjo parti konsideron se vota pro është tradhti ndaj vendit, pasi besojnë se Kosovës i humbin 8200 hektarë tokë. Por, prej që kjo parti është jozyrtarisht është e ndarë, vendimet e partisë nuk paraqesin unanimitet të të gjithë Grupit Parlamentar.
Krahu i Dardan Molliqajt nuk janë deklaruar akoma se cila do të jetë vota e tyre, edhe pse të njëjtit më parë kanë qenë kundër.