Piktura murale e financuar nga OKB-ja shfaq krizën për ujë në Gaza

Në Rripin e Gazës është inauguruar këtë javë një mural, si përpjekje për të vënë në dukje krizën e shtuar për ujë në territoret palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Pesë artistë kanë marrë pjesë në punimin 25 metra të gjatë, i cili është financuar nga Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

“Po bëjmë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për problemin me ujë në Rripin e Gazës”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes për Ujë, Monther Shublaq, gjatë ceremonisë së mbajtur.

Që nga viti 2007 Rripi i Gazës po përballet me një bllokadë jonjerëzore nga ana e Izraelit, i cili ka privuar 1.9 milion banorët e Gazës nga nevojat themelore përfshirë ushqimin, karburantet dhe ilaçet.

Si pasojë e rrethimit gati një dekadë, është dëmtuar rëndë infrastruktura ujore e cila është pranë shkatërrimit.

Shublaq tha se burimet ujore të Palestinës janë nën kontroll të Izraelit. “Kjo është arsyeja kryesore e problemit me ujë në Rripin e Gazës”, tha ai, duke akuzuar Izraelin se po ndalon hyrjen e pajisjeve të nevojshme për të zbatuar projektet e ujit.

Artikulli paraprakPas puçit të dështuar ushtarak në Turqi, u ‘zgjuan’ edhe të gjithë antiturqit dhe anti islamistët tanë!
Artikulli vijuesA mësohet mirësia?