Anton Berisha nuk e mohon subjektin e ri politik me Pal Lekajn Anton Berisha nuk e ka mohuar mundësinë e krijimit të një subjekti të ri politik. Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunoj me të gjithë ‘ata që ndajnë pikëpamje të njëjta e të ngjashme për vlerat e shqiptarisë dhe vlerat universale njerëzore, e aq më pak me miq të mirë, të sinqert, bartës të detyrave shtëtërore dhe kontribues të lirisë dhe të shtetit’. Gazeta Express raportoi se deputeti aktual i AAK’së, Pal Lekaj, ish-ministrja dhe ish-deputetja e PDK’së, Justina Shiroka-Pula dhe anëtari i kryesisë së AAK’së, Anton Berisha kanë nisur një iniciativë të re e që shumë shpejt pritet të finalizohet me një parti politike. Reagimi i plotë i Anton Berishës në Facebook: Te dashur miq, Pa dashur të polemizoj në vërtetësinë e përmbajtjes së këtij artikulli, dhe sikur t’i marrim të mirëqena këto informata, ka diçka që mund të diskutohet sa i përket qasjes: Personalisht, angazhimi im në të kaluarën, ka të bëjë me çështjen shqiptare dhe vetëm shqiptare; në kontekstin e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë. Angazhimi im, jodomosdoshmërisht politik, do të vazhdoj në funksion të respektimit të dinjitetit të njeriut, që trajton të gjithë qytetarët pa dallime, në mënyrë të barabartë dhe me mundësi të barabarta në shkollim, punësim dhe pjesëmarrje në jetën politike, shoqërore, ekonomike, akademike dhe administrative. Kjo qasje nuk ka pse të na kufizojë në bashkëpunim me të gjithë ata që ndajnë pikëpamje të njëjta e të ngjashme për vlerat e shqiptarisë dhe vlerat universale njerëzore, e aq më pak me miq të mirë, të sinqert, bartës të detyrave shtëtërore dhe kontribues të lirisë dhe të shtetit. Qasja reduktuese subidentitare, që është kombinim i trashëgimisë dhe zgjedhjes individuale në kuadrin e lirisë, nuk ka pse të na kompleksojë e as të na pamundësojë në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie sipas modelit europiane- bashkimi në dallime dhe trajtimin e diversitetit si pasuri e pakontestueshme!
You Might also Like
AAK: Po koalicionit me PDK-në!
Një anëtar i Kryesisë së AAK-së, në kushte anonimiteti ka thënë se AAK-ja përfundimisht e…
By
Redaksia
1 Min Read
Neglizhenca e organeve të shtetit, themeloi Gjykatën Speciale
Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë ka marr buxhetin një vjeçar nga Bashkimi…
By
Redaksia
7 Min Read
Malishevë: Nis lufta kundër rriqrave
Në Malishevë të martën ka filluar aksioni për spërkatjen selektive të zonave endemike, në kuadër…
By
Redaksia
1 Min Read
13 VITE LIRI
Çlirimi dhe më pas pavarësia e Kosovës kanë siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon, vlerësojnë…
By
Redaksia
3 Min Read
Tri vdekje të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë
Një grua ka vdekur të mërkurën si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes në…
By
Redaksia
2 Min Read
Tre liderë, tri qëndrime!
Tre liderët e Kosovës presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli…
By
Redaksia
1 Min Read
