A po mbetet veriu i Malit të Zi pa banorë, qytetarët në mënyrë masive largohen drejt BE-së

0
183
Nga Qeveria e Malit të Zi theksojnë se nuk ka vend për panik, ndërsa në anën tjetër, disa parti politike kërkojnë reagim urgjent të qeverisë.
 
 
 Situata e rëndë ekonomike në veri të Malit të Zi, papunësia e madhe, mungesa e investimeve, janë vetëm disa nga arsyet pse në kohët e fundit gjithnjë e më shumë banorët braktisin këtë pjesë të vendit. Edhe pse migrimet nga kjo pjesë e Malit të Zi janë aktuale me vite, të dhënat e fundit të organizatave joqeveritare tregojnë se nga veriu çdo ditë largohen rreth 30 njerëz. 
 
Nga Qeveria e Malit të Zi theksojnë se nuk ka vend për panik, ndërsa në anën tjetër, disa parti politike kërkojnë reagim urgjent të qeverisë. Sociologët paralajmërojnë se veriu i vendit mund të përjetojë fatin e njëjtë të fshatit malazez, i cili është sot pothuajse i zbrazët. 
 
Organizata joqeveritare “Euromost” nga Bijelo Polje e para filloi të paralajmërojë opinionin dhe autoritetet për numrin në rritje të atyre që nga veriu i braktisin vendbanimet e tyre. Ndonëse e gjithë kjo filloi në fund të vitit 20014, opinioni malazez vetëm sa ka filluar të konsiderojë më seriozisht problemin e zhvendosjes nga veriu. 
 
– Për katër muaj janë larguar 4.000 njerëz – 
 
Almer Mekiç, drejtori i Organizatës jo Qeveritare “Euromost”, thotë se tashme prej disa muajsh përcjellin se si qytetarët në mënyrë masive po largohen nga Mali i Zi. 
 
“Më së shumti po zhvendosen nga Bijelo Polje, Rozhajë. Por, po largohen edhe njerëzit nga Plava, Gucia. Ata shkojnë në Amerikë, me viza. Shumica që largohen ja boshnjakë, por këtë javë po përgatitet të shkojë edhe një familje që nuk është e komunitetit boshnjak. Sipas të dhënave që kemi, që nga fillimi i vitit deri në muajin mars janë larguar dy mijë njerëz. Nga gjysma e marsit ky numër vazhdon të rritet, kështu që deri më 25 prill kemi informacione se janë larguar edhe 1.500 të tjerë. Që nga ajo ditë deri më sot janë larguar 500 qytetarë, kështu që arrijmë në një shifër se kanë shkruar 4.000 njerëz”, thotë Mekiç. 
 
Shton se kryesisht largohen të rinj, të cilët në kërkim të një jetë më të mirë shkojnë drejt Gjermanisë, Luksemburgut, Holandës, Suedisë dhe Norvegjisë. 
 
“Kemi pritur që deri më 1 maj numri i atyre që shkojnë do të jetë më i ulët, por situata është e njëjtë. Atë që e kemi përcjellë është se nga Bijelo Polje të shtunën kanë shkuar gjashtë autobusë. Në autobus ka 50 ulëse, në total kjo është 300 njerëz”, thekson Mekiç, dhe shton se me përfundimin e vitit shkollor priten largime më masive, sepse siç thotë, ata komunikojnë me qytetarët që përgatiten të largohen. 
 
Të dhënat e Entit për Statistika së Malit të Zi (MONSTAT), tregojnë se nga veriu i vendit në dy muajt e parë janë larguar 179 qytetarë, përkatësisht që këtë pjesë të Malit të Zi në ditë e kanë braktisur tre banorë. 
 
– Qeveria e Malit të Zi: Shifrat mbi migrimin të ekzagjeruara – 
 
Nga Qeveria e Malit të Zi për tani nuk ka reagime të mëdha ndaj fenomenit të largimit të njerëzve nga veriu i vendit. 
 
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi në krye të zhvillimit rajonal, Rafet Husoviç thotë se ardhja e sezonit të ndërtimit është arsyeja kryesore për udhëtim. Ai thotë se populli i Malit të Zi shkon tek të afërmit jashtë vendit, për të gjetur punë të përkohshme.
 
“Mendoj se ky numër është i ekzagjeruar dhe pak i fryer”, theksoi Husoviç. 
 
Megjithatë, Almer Mekiç nga OJQ-ja “Euromost” thotë se MONSTAT evidenton vetëm qytetarët të cilët çregjistrohen nga vendbanimi i tyre dhe se të dhënat nuk janë të ekzagjeruara. 
 
“Shtetit kjo nuk i intereson apo ndoshta fsheh të dhënat. MONSTAT merr informacione nga Administrata e policisë se sa njerëz çregjistrohen nga ndonjë qytet. Të gjithë që shkojnë në vendet e Evropës Perëndimore, nuk çregjistrohen, ata shkojnë me dokumente, sepse pa dokumente nuk do të mund të largoheshin”, ka thënë për AA Mekiç. 
 
Në lidhje me shpërnguljen e qytetarëve nga vendi është prononcuar edhe kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç. 
 
“Do të përcjellim këtë problem dhe deri tani nuk kam të dhënat që do të tregonin për nevojën e një qëndrimi të ndryshëm ndaj kësaj çështjeje. Nëse është fjala për emigrim në vendet tjera, atëherë ky nuk është problem që do të evidentohej kudo, në çfarëdo adrese”, ka thënë Gjukanoviç.
 
– Gjermania ka kthyer tashmë disa familje – 
 
Që qytetarët e Malit të Zi, megjithatë, kërkojnë azil në vendet e BE-së e ka konfirmuar edhe ambasadorja e Gjermanisë në Podgoricë, Elizabet Shtajnaker. Ajo apeloi që qytetarët nga veriu i Malit të Zi të mos shkojnë në vendin e saj, sepse atje nuk do të marrin azil. Ajo tregoi se disa familje tashmë janë kthyer në Mal të Zi. 
 
“Apeloj në njerëz të cilën mendojnë të shkojnë në Gjermani, që mos të shkojnë. Nuk ka kuptim të shkohet ilegalisht dhe të kërkohet azili atje. Kështu vetëm mund të humbin. Në Gjermani mund të shkohet vetëm si turistë, por nëse doni të punoni apo të mbeteni atje, duhet të keni vizë më parë”, vuri në Dukje Shtajnaker. 
 
Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian, numri më i madh i azilkërkuesve vjen nga Serbia dhe Kosova, ndërkohë që qytetarë e Malit të Zi nuk janë të njohur si “emigrantët problematikë”. 
 
– Partitë politike kërkojnë reagimin e shtetit – 
 
Në anën tjerët reagime mbi vajtjen e qytetarëve malazez nga veriu i vendi kanë ardhur edhe nga partitë politike. Deputeti i Partisë Social Demokratike (SDP), Damir Shehoviç ka kërkuar urgjentisht nga Qeveria të dhënat se sa qytetarë nga komunat e veriut gjatë këtij viti janë larguar nga vendi, dhe të dhënat nga vitet e kaluara. 
 
Deputeti i SDP-së, Xhavid Shaboviç i cili jeton në Plavë, komunë në veri nga e cila në muajt e fundit në mënyrë masive është larguar popullsia, thotë se i vjen keq për të gjithë ata që po largohen. 
 
“Unë si deputet do të kërkoja nga shteti të reagojë, por nuk e di si. Qytetarët këtu mund të punësohen vetëm në organet e qeverisjes lokale. Nuk na duhet policia si më parë, kur të rinjtë janë punësuar në polici kufitare. Është situatë e rëndë, ndoshta këto janë goditjet e fundit të krizës që na goditi mirë”, thotë Shaboviç për AA. 
 
– Është koha për të ndezur alarmin e kuq – 
 
Sociologu Srgjan Vukadinoviç fluksin e migrimit nga veriu e konsideron katastrofik për Malin e Zi.  “Veriun e pret fati i njëjtë si ai që i ndodhi fshatit malazez. Fshati malazez sot është i zbrazët, shtëpitë janë të zbrazëta, vetëm ndonjë i moshuar jeton në to. Në të njëjtën mënyrë do të fshihet edhe veriu nëse kjo tendencë vazhdon. Nëse katër mijë njerëz nga janari deri më sot shkojnë nga veriu, ky është atëherë  një qytet i vogël për mundësitë malazeze. Kjo gjë duhet të ndezë alarm të kuq” paralajmëron Vukadinoviç. 
 
Ai për Anadolu Agency vuri në dukje se në veri duhet të krijohen kushte më të mirë për jetesën. 
 
Sipas vlerësimeve të Institutit Demografik Amerikan në vitin 2050, Mali i Zi do të ketë për 10 deri 11 përqind më pak banorë, që do të thotë se atëherë Mali i Zi do të ketë 60 mijë banorë më pak.< /div>