Disa grupe të ekstremit të djathtë në Serbi kanë organizuar protesta kundër vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila pritet të mbërrijë sot në Beograd.
“Clinton nuk është e mirëpritur në Beograd për shkak të rolit të SHBA-së në largimin e Kosovës nga Serbia”, brohorisnin kryeorganizatorët e protestave, që kanë nisur që natën e kaluar në qendër të kryeqytetit serb. Mbi 100 persona ishin mbledhur në shesh ku valëvitnin flamurin kombëtar dhe mbanin në duar banderola dhe pankarta ku shkruhej “largohuni – Kosova është Serbi”. Vojsllav Sheshel, i cili kryeson Partinë Radikale të Serbisë dhe që aktualisht po përballet me një proces gjyqësor në Hagë për krime lufte, u ka bërë thirrje ”të gjithë patriotëve” të protestojnë përballë presidencës serbe para vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësueses të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton. Turi i Clinton dhe Ashton në Ballkan nisi dje në Sarajevë, Bosnjë dhe do të vazhdojë me vizitat e dy kryediplomateve amerikane dhe evropiane, në Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, me synimin për të promovuar integrimin euroatlantik të rajonit.
You Might also Like
Avokati i Popullit në Maqedoni: Të burgosurit janë torturuar
Në një konferencë për media, Memeti tha se janë mbledhur informacione të mjaftueshme për maltretimin…
By
1 Min Read
“Hallalli” hap dyert e prodhimeve nga Maqedonia në Irak
Propduktet nga Maqedonia mund të eksportohen në Irak, mirëpo duhet të jenë të prodhuara sipas…
By
1 Min Read
DASH: Shqipëria, burim kryesor i marijuanës
Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të…
By
2 Min Read
Pavlopulos: Me sjelljet ndaj refugjatëve, Maqedonia nuk meriton të jetë në BE dhe NATO
Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i ka dënuar incidentet me refugjatët në Idomeni dhe ka…
By
1 Min Read
Habilajt, shtyhet gjyqi për financierin e bandës: Ka prova të reja
Eshtë ndërprerë seanca tek Gjykata e Krimeve të Rënda për atë që njihet si financieri…
By
1 Min Read
Publikohet raporti kombëtar për shëndetin e shqiptarëve
Është prezantuar sot në Tiranë Raporti shëndetësor kombëtar për shëndetin e shqiptarëve, një iniciativë e…
By
4 Min Read
