residenti palestinez Mahmoud Abbas tha sot se do të aplikojë për pranimin e Palestinës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC), raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencë për shtyp në Ramallah, Abbas jep pëlqimin që Palestina të merr pjesë në 20 traktatet ndërkombëtare, përfshirë edhe traktatin nga Roma mbi të cilin është themeluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).
Ai nënshkroi kërkesë për anëtarësimin e palestinës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Përndryshe, më këtë hapet rruga për të ngritur padi ndaj Izraelit për krime lufte për sulmet e deritanishme ndaj Rripit të Gazës.
Rikujtoi votimin e djeshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u kundërshtua projekt rezoluta mbi pranimin e shtetit të Palestinës.
“Kërkuam të drejtën tonë për të formuar shtetin palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet të saj, brenda kufijve të 1967, dhe dhënjen fund të okupimit”, tha Abbas.
Ai shtoi se problemet në Lindjen e Mesme mund të zgjidhen vetëm pasi të zgjidhet kriza në mes Izraelit dhe Palestinës.
Përndryshe, nënshkrimi i aplikimit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare vjen pasi që Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi kundër projekt rezolutës për dhënjen fund të pushtimit izraelit ndaj territoreve palestineze.