“Të punësuarit shqiptarë, në vend që të avancohen ata po degradohen. Për këtë fenomen që po ndodh në Entin Shtetëror për Statistika, partitë shqiptare po vazhdojnë të heshtin”, -kështu kishte deklaruar kohë më parë, Bekim Berisha, i vetmi administrator në punë shteti i cili ka marr guximin të denoncojë publikisht përfaqësimin e degraduar të shqiptarëve në institucionin e ESHS.
Ndërkohë, sot në rrjetin social FB, Bekim Berisha i ka komentuar protestat e 9 Majit, ku u bën thirrje të gjithë administratorëve duke u thënë se nuk kanë asnjë arsye mos të dalin në këtë protestë.
Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të administratorit të ESHS, Bekim Berishës:
“Nëse për protestat qytetare që po mbahen për çdo ditë kishim edhe nga ata që na tregonin pse ne si shqiptarë nuk duheshka të jemi pjesë e tyre, arysetim për mos pjesmarrje në protestën e 9 majit NUK KA!! Organizatorë të asaj proteste janë shqiptarët – pra arsyetimet e llojit për politikat autoktone bien. Kjo protestë duhet të përkrahet nga të gjith shqiptarët.
Por më e rëndësishme për këtë protestë, është ajo se në të pjesmarrës duhet të jenë edhe vet aktivistët e BDI-së për shum arsye, ndër të cilat:
• Nëse janë kundër diskriminimit nëpër institucione, duhet të protestojnë sepse partia e tyre nuk ishte e aftë që ta parandalon një gjë të tillë
• Nëse janë kundër ndarjes së buxhetit në mënyrë diskriminuese ndaj shqiptarëve, duhet të protestojnë dhe të thonë se ata nuk po kërkojnë lëmoshë e as diqka të tillë, por e duan vetëm pjesën që na takon si popull
• Nëse janë kundër rasteve të dyshimta ku vriten ish pjestarë të UÇK-së, duhet të protestojnë sepse partia pjesë e së cilës janë edhe ata, nuk ishte në gjendje ti parandalojë ato raste
• Nëse janë kundër inskenimeve të rasteve si ai i vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, duhet të protestojnë dhe të thonë mjaft më inskenime në kurriz të shqiptarëve
• Nëse janë kundër burgimeve të shqiptarëve të pafajshëm, duhet të protestojnë dhe në këtë mënyrë ti dërgojnë porosi BDI-së, se as ata nuk pajtohen me këto lloje politikash antishqiptare
• Nëse janë kundër standardeve të dyfishta ndaj protestuesve, duhet të protestojnë dhe të tregojnë se nuk pranojnë që njëra palë të proteston dhe të shkatërron prona të shqiptarëve e për këtë të kalon pa u dënuar, e pala tjetër të dënohen me nga tre vite burg vetëm pse ngritën zërin kundër padrejtësive
• Nëse janë kundër rrahjeve të fëmijëve shqiptarë nëpër autobuse, duhet të protestojnë dhe të thonë se në të ardhmen nuk do të ndodhë që rrahësit e fëmijeve shqiptarë të kalojnë pa u dënuar
• Nëse janë kundër rasteve ku për emra të dy shkollave ju duhen më tepër se katër vite për ti ndryshuar, duhet të protestojnë dhe të thonë se ne kemi të drejtën tonë për ti emërtuar shkollat tona me ato emra që duam ne
• Nëse me të vërtetë janë kundër kryqeve politike, duhet të protestojnë dhe të thonë se ata në asnjë mënyrë nuk pranojnë të na e ndajnë Shkupin në “pjesë maqedone” dhe “pjesë shqiptare” dhe ta shprehin mospajtimin e tyre lidhur me dreqnit që dikush thoshte se mundet ti vendosin në “pjesën e tyre”! Shkupi i tëri është i shqiptarëve dhe nuk duhet pranuar ndarjen e tij
Nëse janë kundër këtyre rasteve dhe shum rasteve të tjera të ngjajshme me këto, ata patjetër duhet të protestojnë, sepse në të kundërtën vetëm se do ta konfirmojnë mbështjetjen e tyre të verbër që ia japin Ali Ahmeti-t, pa i kërkuar llogari për punën që e bën.
Pra protesta e 9-majit nuk duhet të ngjall dilema se a duhet vallë shqiptarët ta mbështesin ose jo?! Protesta e 9-majit duhet të jetë pika ku do ti bashkon aktivistët e BDI-së me pjesën e popullit shqiptarë dhe do ti dërgon porosi VMRO-së, BDI-së e LSDM-së se shqiptarët këtu janë në tokat e veta dhe se askush më nuk pranon që shqiptarëve tu shkilet dinjiteti!!
Urdhëroni ju aktivistë të BDI-së, dëshmojeni se me kë jeni? Me popullin apo me ata që ua bënë gjitha këto të zeza popullit! Nesër (në të ardhmen) nuk do të mund të arsyetoheni se ju keni qenë kundër, por ja që keni qëlluar si pjesë e BDI-së dhe për këtë edhe nuk keni protestuar! Ju ndoshta jeni pjesë e BDI-së, por ju gjithashtu jeni pjesë e këtij populli dhe për këtë ju duhet të mbani anën e popullit!
Zgjidhni: më shumë e ndjeni veten si shqiptarë apo si anëtarë të ndonjë partie???”, përfundon Berisha.