Kohë pas kohe nga disa njerëz tek populli ynë shahet veshja arabe pa nevojë, thua se veshja arabe është fajtore për katandisjen dhe varfërinë që ndodhet tek populli ynë Shqiptarë. Këta njerëz në vend se të miren me veshjen arabe do bënin mirë ti nxjerrin në shesh hajnat politikan tanë që edhe pse janë të veshur me kravata ata e dëmtojnë popullin shumë. Adriatiku nuk është i vetëm edhe disa ftyra tjera publike shajnë kohë pas kohe veshjen arabe duke u fshehur pas tirqeve shqipëtare, kështu ndodhi edhe sot ku gazetari Adriatik Kelmendi citoi një hoxhë anonim dhe kështu provokoi publikun pa nevojë. Interesant është se këta të ashtuquajtur dashamirë të kombit për çdo dit veshin veshje joshqipëtare por kur vjen momenti për ta sharë veshjen arabe ata fshihen pas Tirqive, Plisit etj. Pyesim Adriatikun; Nëse aq shumë i do tirqet çka pret? veshi një palë dhe udhëheq emisionet me tirqi!
Vlen të theksohet se populli arab veshjen e tyre kurrë nuk e ka ndruar pamarë parasysh ecurisë që bën moda, ata me krenari e mbajnë veshjen e tyre kombëtare me shekuj e mileniume, ndërsa Adriatiku nuk vishet ashtu si vishej babloku i tij. KohaIslame