Aeroporti i Shkupit, me hapesire lutjesh per besimtaret

0
124

Ngjashëm me aeroportet tjera ndërkombëtare në gjithë botën edhe aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” u ka siguruar besimtarëve muslimanë hapësirë ku ata mund t’i kryejnë lutjet e tyre.

Duke pasur parasysh se falja pesë herë në ditë është obligim për muslimanët, ndërsa për shkak të pritjeve të mëdha shumë besimtarë nuk kanë pasur mundësi ku të kryejnë faljen, aeroporti që drejtohet nga kompania turke “TAV” ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për përmbushjen e obligimit ndaj besimtarëve muslimanë që janë edhe shfrytëzues të hapësirave të këtij aeroporti.
Ky veprim i administratës së aeroportit është përshëndetur nga besimtarët muslimanë nëpër rrjete sociale, por ata kërkojnë që përveç mbishkrimit, që për momentin ekziston në tre gjuhe, në shqipe, maqedone dhe angleze, të vendoset edhe në gjuhën turke dhe boshnjake.
Nga ana tjetër, një veprim i tillë është kritikuar dhe quajtur absurd nga disa media maqedonase të cilat e vlerësojnë si të prapambetur dhe diskriminues duke kërkuar hapësirë për lutje edhe për besimtarët e feve tjera. /islamgjakova/kohaislame