Tensione në Egjipt: Digjen zyrat e Vëllazërisë Muslimane

Dy zyra të Partisë për Drejtësi dhe Liri, janë shkatërruar të premten në kohën kur gjithandej Egjiptit po protestohet kundër presidentit Mohamed Morsi.

Ky subjekt politik është aleat i Vëllezërisë Mysliman, të cilës i takon Morsi.

Pamjet televizive tregonin flakën dhe tymin që dilnin nga zyrat e partisë në qytetet Aleksandri dhe Aga.

Zëdhënësi i Vëllezërisë Myslimane, ka thënë se prapa këtij sulmi qëndrojnë njerëzit e regjimit të dikurshëm të presidentit Hosni Mubarak.

Dhjetëra mijëra njerëz ndërkaq kanë protestuar gjatë ditës në Kajro në mbështetje të presidentit Morsi.

Këto protesta dhe kontra-protesta po zhvillohen pak para demonstratave të së dielës, kur festohet njëvjetori i Morsit si president. /bs/kohaislame

Artikulli paraprakRegjimi sirian shfrytëzon të sëmurët mendorë si mburojë njerëzore
Artikulli vijuesEgjipt – Të paktën 140 persona të plagosur nga trazirat e dhunshme në Aleksandri