Afganistan: Karzai ndalon lirimin e talebanëve pas kërkesave nga Washingtoni

Presidenti afgan Hamid Karzai ka shtyrë lirimin e 88 luftëtarëve të dyshuar talebanë në vijim të protestave nga ana e SHBA-së sipas së cilëve ata mund të rifillojnë luftën, bënë te ditur sot zyrtarë afgane.

Njoftimi i lirimit të talebanëve ka shkaktuar zemërim të komandantëve ushtarakë dhe senatorëve amerikanë, ndërsa SHBA-ja po përpiqet të bindë presidentin afgan për të nënshkruar marrëveshjen e sigurisë dypalëshe (BSA) me prezëncën e ushtarëve amerikanë në Afganistan pas tërheqjes së forcave të NATO-s vitin e ardhshëm.

“Sipas një urdhri të fundit të presidentit, ka nisur shqyrtimi i dosjeve të 88 të burgosurve”, deklaroi Abdul Shokur Dadras, anëtar i Bordit të rishikimit.

“Presidenti gjithashtu urdhëroi agjencitë e sigurisë dhe të shërbimeve sekrete për të verifikuar të kaluarën dhe dosjet e tyre me qëllim vendosjen e drejtësisë”, shtoi ai.

Artikulli paraprakSiri: Disa nga grupet kryengritëse bashkohen në një formacion të ri
Artikulli vijuesIrak: Falluxha tërësisht nën kontrollin e “Shtetit Islamik”