Irak: Falluxha tërësisht nën kontrollin e “Shtetit Islamik”

Qeveria e regjimit shiit irakian ka humbur kontrollin e qytetit të Falluxhës, që aktualisht ndodhet në duart e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit” deklaroi sot një zyrtar i lartë i sigurisë në provincën e al-Anbarit

Qeveria irakiane ka humbur kontrollin e qytetit të Falluxhës, që aktualisht ndodhet në duart e luftëtarëve musliman, deklaroi sot një zyrtar i lartë i sigurisë në provincën e al-Anbarit.

“Faluxha është nën kontrollin e EIIL-it”, sqaroi zyrtari duke iu referuar Shtetit Islamik në Irak dhe Sham, degë e al-Kaedës në Irak. Megjithatë, ai vuri në dukje se “zonat përreth Faluxhës (60 kilometra në perëndim të Bagdadit) ndodhen në duart e policisë lokale.

Të paktën 32 civilë dhe 71 luftëtarë u vranë dy ditë më parë në përleshjet mes rrjetit suni të fiseve lokale dhe forcave të sigurisë së regjimit shiit në provincën Al-Anbar, bastioni i fundit suni i cili i ka mbijetuar ekzodit dhe vrasjeve sistematike të  diktatorit shiit Nuri al-Maliki. Ky rajon është edhe rajoni në të cilin janë bërë krimet më të mëdha mbi popullatën edhe nga ana e Aleancës së SHBA-ve gjatë okupimit të Irakut.

”Luftëtarët e EIIL-it kontrollojnë që prej së enjtes disa zona të Ramadit (100 kilometra në perëndim të Bagdadit) dhe qytetin e Faluxhës”, bëri të ditur dy ditë më parë EIIL-ja.

Artikulli paraprakAfganistan: Karzai ndalon lirimin e talebanëve pas kërkesave nga Washingtoni
Artikulli vijuesKurti: Haradinaj nuk ka parime