Boshnjakët nisin peticionin kundër Vuk Jeremiçit

Disa organizata joqeveritare boshnjake kanë nisur nënshkrimin e një peticioni për ndërrimin e Vuk Jeremiçit nga kryesuesi i Asambledë së Përgjithshme të OKB-së për shkak të organizimit të tij para disa ditësh të koncertit të korit nga Beogradi “Viva Voks” në selin e OKB-së në New York, ku është interpretuar kënga “”Marsh na Drinu”.

“Vuk Jeremiç duhet të shkarkohet në mënyrë që më të mos ketë mundësi ta shfrytëzojë platformën e OKB-së për të përhapur urrejtje”, thuhet në peticionin online, të cilin deri tash e kanë nënshkruar mbi 3.500 veta”, njofton “Balkan insajt”.
Në peticion Jeremiç fajësohet se më 14 janar, me rastin e vitit të ri serb, ka organizuar interpretimin e këngës, e cila , siç thuhet, “në origjinal është e shkruar si himni pas Luftës së Parë Botërore dhe e cila është kënduar gjatë sulmeve serbe kundër qyteteve boshnjake përgjatë lumit Drina gjatë luftës të viteve 1990”,transmeton kohaditore.
“Koncerti është fyerje skandaloze për mijëra viktima të pafajshme të gjenocidit
në BeH”, thuhet në peticionin i cili po nënshkruhet në Kongresin e Boshnjakëve të Amerikës veriore, Këshillin këshillëdhënës të BeH, në Institutin amerikano-boshnjak për gjenocid nga SHBA dhe në Institutin për hulumtimin e gjenocidit në Kanada.
(a.k/BalkanWeb)/kohaislame

Artikulli paraprakAfganistan: Rreth 30 të vrarë nga sulmi ajror i amerikanëve
Artikulli vijuesPolaroid prezanton fotoaparatin me Android