Agjencitë botërore: Tensione në Shkup

Agjencitë dhe mediat botërore kanë pasqyruar dje ngjarjet e dhunshme dhe protestat e djeshme në Shkup të të rinjve shqiptarë, që ishin organizuar kundër dhunës së huliganëve maqedonas.

Agjencitë AFP, Reuters, DPA, AP dhe të tjera kanë raportuar duke theksuar se ka pasur përleshje midis policisë dhe protestuesve shqiptarë. Asociated Press raporton për dy protestat, edhe ate të së premtes të huliganëve maqedonas dhe protestën e djeshme të të rinjve shqiptarë, duke nënvizuar se gjatë atyre trazirave janë plagosur 22 veta, prej të cilëve 13 policë.

Agjencitë raportojnë se shkas i nxitjes së protestave ishte emërimi i një ish-komandanti të UÇK-së në krye të ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë. Sipas agjencive dy protestat u organizuan përmes thirrjeve në rrjetet sociale të internetit. (INA)kohaislame

Artikulli paraprakShëtitja e gjatë, më e mirë se palestra
Artikulli vijuesBanania si thesar i shëndetit