Kuvajti jep 1.5 miliardë dollarë kredi për Egjiptin

Drejtori i Fondit të Zhvillimit Kuvajtian, Abdulvehhab el-Bedr, në një njoftim të bërë në “Këshillin e Ministrave të Financave të Lidhjes Arabe” theksoi se do ti japin Egjiptit 1.5 miliardë dollarë në një kohë prej 5 vjetësh.
 
 
KUVAJT (AA) – Fondi i Zhvillimit Kuvajtian, njoftojë se do të japë 1.5 miliardë dollarë kredi Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Drejtori i Fondit të Zhvillimit Kuvajtian, Abdulvehhab el-Bedr, në një njoftim të bërë në “Këshillin e Ministrave të Financave të Lidhjes Arabe” theksoi se do ti japin Egjiptit 1.5 miliardë dollarë në një kohë prej 5 vjetësh.
 
Bedr i cili ka theksuar se kjo shifër e cila do të shpërndahet në një afat 5 vjeçar do të shpërndahet në pjesë: “Ka një bashkëpunim me institucionet financiare të vendeve arabe me qëllim që këto vende të luftojnë me problemet ekonomike që ato po hasin. Po të mos qëndronte një bashkëpunim i tillë rajoni do të kishte probleme të mëdha financiare kërcënuese për rajonin”.
 
Qeveria e Egjiptit edhe më parë kishte nënshkruar një marrëveshje me Fondin e Zhvillimit të Kuvajtit me një kredi me vlerë 108 milionë dollarë.
 
Kuvajti gjithashtu më 3 korrik 2013 pas grushtit ushtarak në Egjipt i pati dhënë një ndihmë prej 4 miliardë dollarësh, ku 2 miliardë për ndihmë të thesarit, 1 miliardë ia dhuroi dhe 1 miliardë për produktet e naftës.
 
Takimi i “Këshillit të Ministrave të Financave të Lidhjes Arabe” i cili ka filluar ditën e sotme në kryeqytetin e Kuvajtit do të përfundojë ditën e nesërme.kohaislame
Artikulli paraprakUNICEF: Që nga fillimet i operacioneve në Jemen kanë humbur jetën të paktën 74 fëmijë
Artikulli vijuesMediat serbe: Edhe një provokim nga Edi Rama, ai përsëri përmendi bashkimin!