Ahmetaj: Pika e përbashkët doganore përpara takimit të dy qeverive

Gjatë takimit të përbashkët me homologun e tij kosovar, Avdullah Hoti, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se shumë shpejt do të finalizohet hapja e zyrës së përbashkët doganore, midis doganës Kosovës me doganën e Durrësit.

Dogana shqiptare në bashkëpunim me doganën kosovare kanë filluar një projekt të përbashkët për hapjen e zyrës së operimit të doganës kosovare pranë degës së doganës Durrës. 15 shkurti do të jetë data ku do të finalizohen çështjet teknike që duhen për të hapur doganën e përbashkët.

Ahmetaj tha se funksionimi i doganave 24/7 për bizneset kosovare ka qenë më se i mirëpritur, duke u reduktuar koha e qëndrimit në pikat kufitare në vetëm 10 minuta, në këtë mënyrë kursehet koha dhe kosto për sipërmarrësit.

Megjithatë, ka ende çështje për të cilat stafet e të dyja ministrive janë në komunikim të vazhdueshëm.

Ahmetaj u shpreh në lidhje me synimin e qeverisë për të përshtatur modelin kosovar të kadastrës fiskale, i cili do rrisë eficencën në mbledhjen e taksës së pronës në Shqipëri.

Artikulli paraprakA mund të zihej gjallë Adem Jashari?
Artikulli vijuesGjuha e urrejtjes anti-shqiptare e patriarkut serb Irinej