Ibn Is’haku në Siren e tij përmend një tregim shumë interesant. Abdulmelik b. Abdullah b. Sufjan trasnmeton se nje njeri jo musliman nga fshatrat e Mekës me devetë e tij erdhi në Mekë. Ebu Xhehli nga ai bleu disa deve, mirëpo nuk ia dha paratë një kohë të gjatë.
Ky njeri erdhi tek një grup kurejsh dhe u tha: “O kurejsh, kush ka mundësi t’i marr paratë e mia nga Ebu Hakemi. Unë jam udhëtar, ndërsa ai më ka uzurpuar të drejtën. Në ato momente, i Dërguari i Allahut s.a.v.s ishte ulur pak më larg, ndërsa kurejshët duke dashur të tallen me atë i thanë udhëtarit: “E sheh atë njeri?” “Po” tha ai.
“Shko tek ai, ai mund t’i kthej parat tua nga Ebu Hakemi.
Ata e dinin për urrejtjen që Ebu Xhehli kishte ndaj Muhamedit a.s, andaj i thanë te shkoj tek ai, që Ebu Xhehli të reagoj ashpër ndaj Pejgamberit a.s. Shkoi fshatari tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s dhe i tregoi hallin e tij. Muhamedi a.s. i tha eja me mua.
I Dërguari i Allahut veproi kështu edhe pse mes tij dhe Ebu Xhehlit ekzistonte armiqësi e madhe. Nuk i tregoi njeriut të huaj se mes Ebu Xhehlit dhe tij nuk ka asnjë komunikim.
Arritën tek shtëpia e Ebu Xhehlit dhe i Dërguari i Allahut trokiti në derë. Kur Ebu Xhehli e pa Pejgamberin a.s. u habit. Muhamedi a.s. e urdhroi Ebu Xhehlin: “Jepja këtij njeriu të drejtën e tij.”
Ebu Xhehli tha: “Le të pres t’ia sjell paratë e tij. Hyri në shtëpinë e tij dhe i solli paratë. Atëherë i Dërguari i Allahut i tha njeriut të huaj: Shko tani në punën tënde.”
Kur fshatari kaloi pranë kurejshëve u tha: Zoti i dhashtë çdo të mirë këtij njeriu që mi ktheu paratë e mia.
Pas kësaj kurejshët shkuan tek Ebu Xhehli dhe i thanë: “Mjerrë për ty, çfarë ndodhi? Nuk e dimë se ke vepruar ndonjëherë kështu.”
Ebu Xhehli u tha: “Mjerrë për ju, kur trokiti në derë dhe kur dëgjova zërin e tij, zemra mu mbush me frikë. Kur dola, mbi kokën e Muhamedit a.s. qëndronte një deve e cila ishte e gatshme të më hajë nëse nuk ia jepja paratë.”
Ebu Xhehli dhe paria kurejshite shumë herë e kishin nënçmuar Pejgamberin a.s. Ishin tallur, e kishin ofenduar. Ndonjëhere kur ai kishte në sexhde ata ia hudhnin të brendshmet e deves mbi kokë. Mirëpo asnjëherë nuk kishte ndodhur një mrekulli e tillë. Pse pikërisht në këtë moment. Sepse sic thotë edhe Amr Halid “Kur njeriu vihet në shërbim të vëllait të tij njeri, Zoti bën mrekulli si ajo që ndodhi në rastin e mësipërm.
Përshtati: Islampress.info