Ky është burimi më i lartë i forcës të cilën duhet ta kuptojë njeriu i mençur. Njeriu për nga natyra mundohet të jetë i civilizuar. Duhet të jetojë me njerëzit, ndërsa njerëzit kanë dëshira dhe imagjinata dhe kërkojnë nga ai që të pajtohet me ta në të gjitha çështjet dhe nëse ai nuk pajtohet, ata do ta dëmtojnë, lëndojnë dhe torturojnë, por nëse pajtohet me ta, ai përsëri do të torturohet dhe dëmtohet nga ata dhe nga të tjerët.
Ai i cili mendon për gjendjen e tij dhe të tjerëve do të vërejë situata të ngjashme sikur kjo. Çdo popull që dëshiron të bëjë zina, të jetë i pa drejtë dhe ta njollos fenë, fajësohen për kryerje të ndalesave që Allahu i përmend në ajetin:
“Thuaj (o Muhammed): “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar punët Fevahish (mëkatet e mëdha, kurvërinë, zinanë etj.) qofsliin të hapta ose të fshehta dhe gjynahet (të të gjitha llojeve), dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” (A’raf, 33)
Nëse njerëzit e këtillë mbledhen në një vend, për shembull në një universitet, në hotel, shkollë, fshat ose qytet, dhe me vete kanë edhe të tjerë, çka mund të bëjnë? Çka tjetër veçse miratimin e të tjerëve apo për të tjerët të heshtin duke mos i kundërshtuar ata në mënyrë të hapur. Nëse të tjerët qëndrojnë të qetë, nuk do të mund të dëmtohen nga ata, por do t’i fyejnë dhe dënojnë duke i ulur në vendin e tyre. Nga ai mund të kërkohet të bëjë dëshmi të rreme apo të flas gënjeshtra rreth fesë apo t’u ndihmojë në bërje të zinasë dhe veprave të padrejta.
Nëse ai refuzon, ata do ta dëmtojnë dhe do t’i shfaqin armiqësi, por nëse u përgjigjet atyre ata do ta sundojnë, dëmtojnë dhe fyejnë dhe torturojnë më shumë se sa që e frikësonin më parë.Çka duhet bërë këtu, përmendet në hadithin që transmeton Aishja r.a. që ia dërgoi Muaviut, kjo u transmetua si Moukuf (i ndërpritur) dhe Merfu (i vazhduar): “Kush e kënaq Allahun dhe i hidhëron njerëzit, Allahu do ta ruajë atë nga njerëzit.” Transmeton Tirmidhiu. Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Allahu do të jetë i kënaqur me të dhe do t’i bëjë që edhe njerëzit të jenë të kënaqur me të, dhe kush i kënaq njerëzit duke e hidhëruar Allahun, ata kurrë nuk do ta ruajnë nga Allahu.”
Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Kush e lavdëron atë që është në mesin e njerëzve ai do ta nënçmojë atë.” Kjo i përket atij i cili i përkrah mbretërit dhe udhëheqësit me qëllimet e tyre të këqija, dhe atij i cili i përkrah bidatxhinjtë (risitarët) në risitë e tyre duke supozuar se janë njerëz të dijes dhe fesë. Atë që Allahu e udhëzon dhe ia tregon rrugën, ai kurrë nuk do të bëjë vepra të ndaluara, si dhe do ta durojë dëmin dhe armiqësinë e tyre, e pastaj do ta merr shpërblimin e përpjekjes së tij në Ahiret. Ashtu si u ndodhi Pejgamberëve dhe pasuesve të tyre me ata të cilët i dëmtonin dhe u shfaqnin armiqësi, gjithashtu sikur që vuajtën emigruesit e këtij populli, po ashtu shkenctarët, adhuruesit, tregtarët dhe përkrahësit e tyre.
Shkeputur nga libri “Thesari i Urtesive te Perjetshme”.
Autor Ibn Kajim el-Xheuzi.