AK vijëzon kufirin detar me Greqinë

Aleanca KuqeZi ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, e cila po rinegoociohet në mënyrë meskine nën urdhrin e kryeministrit Sali Berisha i cili është marrë peng nga politika helene.

Gjatë ditës së enjte Aleanca KuqeZi dhe aktivistët e saj kanë qenë në qytetin e Sarandës prej të cilit me mjete lundruese janë nisur drejtë vijës kufitarë detare me shtetin e Greqisë dhe kanë vendosur shirita të kuq në vijën kufitarë ekzistuese me shtetin grek për të kundërshtuar ndryshimin e kufijve nga mafia bardhe-blu e dy vendeve.
Nën sloganin “Shqipëria nuk është për tu shitur”, Aleanca KuqeZi ka kërkuar nga autoritetet e shtetit shqiptarë dhe atij grek që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për marrëveshjen mafioze të hartuar fillimisht mbi baza interesash elektorale të Sali Berishës dhe tani më rinegociuar nën rrogozin e politikës dhe diplomacisë së dështuar dhe gjunjëzuar të qeverisë shqiptare.
“Shqipëria nuk është për tu shitur, dhe Berisha e Samaras të mos tentojnë të prekin kufirin shqiptarë pas ne do të mbrojmë më cdo kusht kufirin e Shqipërisë deri në flijim” ka deklaruar Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu i cili ishte i pranishëm në vijëzimin e kufirit aktual detar me Greqinë.
“Për Aleancën KuqeZi, popullin shqiptare dhe shtetin e shqiptarëve, spostimi mafioz dhe meskin i kufirit detar është tradhti kombëtare që nuk do të tolerohet për asnjë arsye, e mbi të gjitha në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë”, tha ndër të tjera Kreshin Spahiu.
Nisma e Aleancës KuqeZi për mbrojtjen e integritetit të territorial të Republikës së Shqipërisë është i misioni i pa tjetërsueshëm dhe për këtë, kjo lëivjze patriotike ka marrë mbështjen masive të qytetarëve shqiptarë nga të gjitha trevat e tyre dhe emigracioni.
“Aleanca KuqeZi vjen këtu në kanalin e Korfuzit për të vendosur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në mbështetje të vendimit të gjykatës kushtetuese të RSH. Aleanca KuqeZi deklaron se ky është kufiri ndarës në mbështetje të standardeve të së drejtës ndërkombëtare, ky është kufiri që na e kanë lënë të parët tanë, ky është kufiri ku drejtësia shqiptare ka vendosur ndarjen mes dy shteteve” ka deklaruar Spahiu.
Dhjetëra aktivistë të Aleancës KuqeZi dhe turistë të shumtë me mjete detare kanë mbështetur nismën e Aleancës KuqeZi për të mbrojtur integritetin territorial të tokës së tyre e cila po cenohet, cungohet dhe tregohet si të ishte pronë private e Sali Berishës dhe Antonia Samaras./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakA duhet mbajtur teshtima?
Artikulli vijuesNis në tetor