Akuzohet francezi i cili përmes Facebook-ut mbështeti sulmet në Paris

0
157

Francezi do të paraqitet para gjykatës penale në Strasburg, me pretendimin se ka shprehur mbështetje për sulmin në zyrat e revistes satirike franceze “Charlie Hebdo” nëpërmjet Facebook, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, tridhjetëvjeçari francez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pretendohet se ka postuar foto të kallashnikovit me fjalët e lavdërimit për sulmin në Paris në të cilin u vranë 12 persona.

Policia deklaroi se personi përdorte pseudonim, por megjithatë ia dolën që ta gjurmojnë. I dyshuari është marrë në pyetje mbremjen e së enjtes.

Ministria e Punëve të Brendshme Franceze deklaroi se nga e mërkura sulmi është mbështetur në 3.721 mesazhe nëpërmjet rrjeteve sociale, raporton gazeta e përditshme “Le Monde”.

Sipas ligjit penal aktual, i dyshuari mund të dënohet me pesë vjet burg dhe gjobë në vlerën 75000 euro për “thirrje në terrorizëm apo ekspozimit publik të mbështetjes për të njëjtën gjë.”

Në sulmin më të ashpër të zhvilluar në Francë në dekadat e fundit ishin të përfshirë tre persona. Nga ky sulm u vranë 17 persona, përfshirë karikaturistë, gazetarë dhe punonjës policie.

Stephanie “Charbel” Charbonnier, Bernard “Tignou” Verlhac, Jean Cabo dhe George Wolinski u vranë ndërkohë që ishin në një takim në zyrat e revistës.

Polici Ahmed Merabet, i besimit islam, u vra gjithashtu, sepse i bëri rezistencë ndaj agresorëve. Policia është në kërkim të personave të dyshuar të cilët ishin në lidhje me tre agresorët.