Fehaid Al-Deehani është shënuar në histori si sportisti i parë që ka fituar medalje të artë olimpike duke garuar si sportist i pavarur, shkruan sot Koha Ditore.
Shenjëtari nga Kuvajti ka mposhtur të mërkurën italianin Marco Innocenti në garën e shënjestrave lëvizëse, ku hedhen dy shënjestra përnjëherë.
Ai më herët kishte fituar të bronztën në “Sydney 2000” dhe po ashtu në “Londra 2012”.
Al-Deehani 49-vjeçar, është një nga nëntë sportistët që po garojnë si Sportist të Pavarur Olimpik (IOA) në “Rio 2016′.
Rreshteri i ushtrisë është detyruar të garojë si neutral pasi Komitet Olimpik i Kuvajtit është suspenduar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në sport.
Është hera e parë që një atlet i pavarur ka fituar medalje olimpike që nga “Barcelona 1992”, kur u fituan në shenjëtari një e argjendtë dhe dy të bronzta.