Albulena Haxhiu nga lëvizje Vetëvendosje the se me raportimin e djeshëm të Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e territorit, është vërtetuar që Kosova humb territor.
Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se pas zhvillimeve të fundit, si duket kryeministri ka ndryshuar qëndrim në lidhje me çështjen e demarkacionit.
Ajo tha se halli i PDK-së nuk është tek humbja e territorit, por te nënshkrimi i Thaçit në këtë marrëveshje.
Haxhiu tha se Vetëvendosje asnjëherë nuk do ta votojë këtë marrëveshje, me të cilën Kosova humb territor.