Aleanca maqedonase: Urgjentisht duhet zgjidhur kriza e refugjatëve

I ftojmë të gjithë bartësit shoqëror dhe politik në Maqedoni, institucionet kompetente shtetërore që t`i ndërmarrin të gjitha masat të cilat do të sigurojnë një vlerësim adekuat për të gjitha rreziqet e thellimit të krizës së refugjatëve, për t`u ndërtuar një strategji për menaxhimin me rritjen e krizës së këtij lloji.

Maqedonisë i duhet unitet për të pasur mundësi që në mënyrë dinjitoze të përballet me të gjitha rreziqet të cilat i kërcënohen, njoftuan nga Aleanca Maqedonase, transmeton zhurnal.mk
“Edhe Bashkimi Evropian ka për obligim që menjëherë të ndërmarr masa urgjente për zgjidhjen afatgjate të këtij problemi, i cili kërcënon që të eskaloj mbi shumë baza, edhe atë jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë në Evropë.
Asnjë vend anëtar i BE-së nuk guxon dhe nuk mundet që të jetë e izoluar dhe në mënyrë egoiste t`i qaset rreziqeve potenciale nga thellimi i krizës së refugjatëve.
Maqedonia dhe vendet tjera nga rajoni nuk guxojnë që të shndërrohen në zona tampon të BE-së me atë që do të detyrohen në territoret e tyre të hapin kampe të mëdha refugjatësh të cilat do të janë faktor plus për destabilizim.
BE-ja nuk guxon që të bëj dallime në bazë të asaj nëse ndonjë vend është anëtar i plotë ose është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Aleancës Maqedonase, transmeton zhurnal.mk
Artikulli paraprakJepen 1.031 vërtetime për nënshtetas të huaj
Artikulli vijuesThemelohet Forumi Rinor i Lëvizjes BESA (mbushet halla me të rinjë Shkupjan)