Aleksandar Biçikliski ofendon shqiptarët i quan talebanë (Foto)

Këshilltari i VMRO-DPMNE-së, në qytetin e Shkupit, Aleksandar Biçikliski vazhdon të shfaqë mllefin e tij që ka ndaj shqiptarëve. Ai kësaj here përmes profilit në facebook rrëndë ka ofenduar shqiptarët duke i cilësuar ata si talebanë, raporton Antpress.mk

Ja çka shkruan Biçikliski në starusin e tij në Facebook.

Talebanët e Çairit i vunë flakën rrethojës dhe palmave dhe vendoswn tenda në vendin ku do të ndërtohet kryqi.

Një porosi për ta:

Një herë tokë e shenjtëruar gjithmonë mbetet e shenjtë, rrini sa të doni , ndoshta Zoti do t’ua falë gjynahet e juaja , por kryqi do të shëndritë çka do që të mundoheni të bëni. Kaq për ta.

E tani një pyetje për Oliver Spasovskin: Trego pse në shenjtërimin e kryqit policia i paketoi talebanët për tre minuta e sot nuk lëvizi as me gisht . Kush e ka udhëhequr akaionin ti apo këshilltari jot i ri Ademi. Pse nuk e burgose personin që e udhëhiqte protestën dhe që është i kërkuar nga policia për rahjen e Todor Petrovit? Oliver ti jeton në Kumanovë dhe një ditë para hyrjes tënde do të ngritin një shqiponjë ka shkruar Biçikliski në profilin e tij në Facebook.

Aleksandar Biçikliski

SHPËRNDAJE

Facebook
Twitter

 

 

Artikulli paraprakDeputeti i VMRO-së, Gjorçev reagon: Rrugët e Maqedonisë do të përgjaken
Artikulli vijuesMediet austriake alarmojnë për tensione në Maqedoni me rastin e ndërtimit të Kryqit