Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në orën 14:00 duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale Publike në cilësinë e dëshmitarit për rastin “Kosmos”, objektin që ishte në ndërtim e sipër, e pastaj u rrënua verën e vitit 2011.
Nga PSP-ja e Katica Janevës thonë se bëhet fjalë për ftesë si dëshmitar në procedurë parahetimore.
Nga BDI-ja kanë konfirmuar se ftesa është marrë dhe thonë se Ahmeti dhe partia janë “përkrahës të fuqishëm të punës ligjore, transparente dhe të pavarur, pa paragjykime etnike, fetare apo politike” të PSP-së.