Cërvenkovski: 'Viti 2013, edhe më i vështirë'

Viti 2013 do të jetë edhe më i vështirë për qytetarët e Maqedonisë. Kështu ka vlerësuar, lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski një video mesazh me rastin e Vitit të Ri.

Cërvenkovski ka thënë se qytetarët nuk duhet të presin asgjë të mirë nga shteti partiako-policore sic e ka quajtuar qeverinë aktuale e cila sipas tij ka suspenduar demokracinë ndërsa shtetin e ka futur në një humnerë pa rrugëdalje.

“Do të dëshiroja t’ju uroj gjithë të mirat, se e më e vështira është pas nesh, se si popull dhe si shtet jemi në rrugën e drejt dhe se vetëm duhet të vazhdojmë në rrugën e njejtë.

Por, nëse këtë do ta thoja, do të ju gënjeja. Edhe ju e dini se kjo nuk është e vërtetë. E verteta është se po jetojmë vështirë, se për fat të keq do të jetë edhe më vështirë.

Si popull dhe si shtet po na udhëheqin drejtë humnerës, suspenduan edhe kushtetutën edhe ligjet, e mbytën edhe lirinë edhe demokracinë në këtë shtet, se Maqedonia përfundimisht nuk është shtet normal, juridik dhe demokratik, por shtet partiako-policor, shtet i regjimit. Një shtet i tillë nuk mund të sjellë asgjë të mirë për qytetarët e saj”, tha Branko Cërvenkovski, Kryetar i LSDM-së

Lideri i LSDM-së, thotë se ankthi dhe çmenduria në të cilën sot jetojmë nuk do të ndërpritet vetvetiu e aq që duhet të shpresohet se dikush nga jashtë do të zgjidh problemet me të cilat ballafaqohemi. “Është koha… shprehet Cërvenkovski që populli të dëshmojë se ka potencial dhe kapacitet për të jetuar në një shtet të lirë dhe të barabartë për të gjithë, ku do të respektohenligjet dhe kushtetuta.

“Zgjidhja që na e ofron viti i ri 2013, është kjo. Ose do të vazhdojmë të jetojmë të nënçmuar dhe të heshtur, të shkelur dhe në frikë ose do të ngrejnë zërin.

Do të luftojmë për dinjitetin tonë, do ta fitojmë këtë betejë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Zgjidhje të tretë nuk ka. Çdokush që mendon se ka zgjidhje tjetër apo se duhet të mbetet anash kësaj që po ndodhë, gënjen vetën dhe ndërgjegjen e tij. Ne kemi bërë zgjidhjen tonë, kthim prapa ska.

Do të shkojmë deri në fund.

Andaj dëshiroj që guximi të jetë më i fuqishëm se frika, mirëkuprtimi të mposhtë çemdnurinë, vullneti i popullit të jetë më i fuqishëm se diktatura e pushtetit. Viti 2013 le të sjëllë një fillim të ri, faqe të re të në historinë tonë ”, tha Branko Cërvenkovski, Kryetar i LSDM-së

Opozita për festat e Vitit të Ri ka ndërprerë protestat e nisura menjëhërë pas zhvillimeve të fundit në Kuvendi. Ato do të rinisin nga dita e mërkurë. Cërvenkovski ka thënë se do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për siç ka thënë vendosjen e demokraticë dhe rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur të qytetareve nga pushteti aktual.kohaislame

Artikulli paraprak“iPhone” kontrabandohen në Kosovë
Artikulli vijuesKryeministri Erdoan “Lideri Mysliman i 2012-ës”