Gjigandi amerikan në tregtinë elektronike Amazon, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka shënuar rritje të të ardhurave për 38 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë
Në njoftimin e publikuar nga Amazon, të ardhurat në tremujorin e fundit të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, kanë shënuar rritje për 38 për qind, konkretisht 60.5 miliardë dollarë. Ndërmarrja, në vitin 2016 kishte realizuar të ardhura prej 43.7 miliardë dollarësh.
Duke theksuar që fitimi neto prej 749 milionë dollarësh i Amazonit i realizuar në tremujorin e fundit të 2016 është shndërruar në 1.9 miliardë dollarë vitin e kaluar, në njoftim më tej thuhet se nënshkrimi i ligjit të ri për tatime nga presidenti i SHBA-ve, Dondald Trump, ndërmarrjes i ka siguruar 789 milionë dollarë shtesë.
Një njoftim gjithashtu u theksua se parashihet që të ardhurat e ndërmarrjes në tremujorin e parë të këtij viti të jenë mes 47.7 dhe 50.7 miliardë dollarë ndërkaq fitimi neto të lëvizë nga 300 milionë në 1 miliard dollarë.
Edhe përkundër faktit që aksionet e Amazonit në Bursën e New York-ut, sot në orët procesuese kanë shënuar rënie për 4.2 për qind, pas rimëkëmbjes nga fuqizimi i bilancit të tremujorit të katërt, u rritën në 1.448 dollarë dhe i rifituan humbjet e ditës së sotme.
Amazon, me vlerë prej afro 670 miliardë dollarë në treg, zë vendin e katërt në ndërmarrjet më të vlefshme në botë si dhe themeluesi dhe menaxheri i lartë ekzekutiv Jeff Bezor, me pasurinë në vlerë prej 115.7 miliardë dollarë zë vendin e parë në botë në listën e miliarderëve.
Sipas raportit “500 markat më të vlefshme të botës – Global 500 2018” të publikuar nga organizata Brand Finance që merret me vlerësimin e markave ndërkombëtare me vlerën prej 151 miliardë dollarëve, Amazon renditet e para si marka më e vlefshme në botë.