Banda e Napolit/ Kush janë shqiptarët e arrestuar për trafikun e heroinës

Një banda e trafikut të drogëra të forta u shkatërrua nga policia dhe prokuroria italiane. Për këtë operacion të koduar “Smoke Snake” ka reaguar edhe policia shqiptare, e cila thotë se ka marrë pjesë në hetime (për pjesën e shqiptarëve).

Banda vepronte në zonën e Napolit dhe Kazertas. Janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit, mes tyre për 3 shqiptarë.

“Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë si dhe 500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash”, thuhet në njoftim.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, 18 italianë dhe 3 shqiptarë.

Shtetasi shqiptar me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

E.Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.

Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

*Foto të drogës së sekuestruar nga policia italiane

Artikulli paraprakFillon fushata për balotazh
Artikulli vijuesHaradinaj: Qeveria partner me të gjithë ndërmarrësit