Amazon krijon hartat e veta

Amazon do të zhvillojë ndërfaqen e saj të hartave, njoftoi të hënën gjiganti i shitjeve me pakicë, disa ditë para se Apple të nxjerrë shërbimin e vet të hartave si pjesë e iOS 6.

Njoftimi konfirmon raportet më të hershme që Amazon ka përvetësuar aplikacionin e hartëzimit 3D UpNext në fillim të kësaj vere për këtë qëllim të veçantë.
Si Apple dhe Amazon, si dhe programuesit e palëve të treta, gjer kohët e fundit janë mbështetur në Hartat e Google-it për të vënë në punë aplikacionet në iOS dhe pajisjet Kindle Fire. Apple-i ka përdorur gjithashtu një aplikacion për harta nga Google-i, që nuk do të jetë pjesë e iOS 6. Kindle Fire origjinal i Amazon-it nuk erdhi me një aplikacion hartash të parainstaluar.
Kjo lëvizje i veçon pajisjet Kindle Fire të Amazon-it nga tabletët e tjerë, të cilët operojnë me versionet më pak të personalizuara të Android-it. Efekti më i madh do të ishte hedhja në treg e aplikacioneve me karakteristika hartëzimesh për Kindle Fire dhe Kindle Fire HD.
Çuditërisht, as Fire Kindle-i fillestar dhe as Kindle Fire HD i ardhshëm nuk kanë GPS, megjithëse shumë njerëz do të marrin avantazh nga shërbimet e lokalizimit duke përdorur lidhje Wi-Fi./krokodili/kohaislame

 

Artikulli paraprakRomney, kapet mat në një video të fshehtë
Artikulli vijuesMerkel:Irani është kërcënim real, por ka vend edhe për zgjidhje politike