Ambasadori i Zvicrës në Kosovë:Demarkacioni çështje e brendshme

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se miratimi ose jo i demarkacionit me Malin e Zi është çështje e brendshme, por është e padrejtë që qytetarët të presin para ambasadave për marrjen e vizave.“Kjo është një çështje e brendshme.

Ne trajtojmë çështjen e vizave dhe mund të them se nuk është një punë aspak e mirë çdo vit rritet gati jemi 37 mijë njerëz që presin para ambasadës për viza, ata nuk janë shumë të ri.“Nuk jam i lumtur me këtë situatë, unë e përfaqësoj Zvicrën dhe nuk jam.

këtu të ju sqaroj politikanëve se çfarë duhet të bëjnë. Në tërësi shpresoj një zgjidhje do të gjendet jo vetëm për demarkacionin por edhe çështjen e tjera që Kosova të marr në mënyrë të shpejt liberalizimin e vizave”, ka thënë ai, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Artikulli paraprakSi u rikthye fruthi?
Artikulli vijuesKriza energjetike në Kosovë