Si u rikthye fruthi?

Dështimi i Rumanisë për të parandaluar shpërthimin vrasës së fruthit është një histori vetëkënaqësie e tepruar, me punë të lëna pas dore dhe me diskriminim. Ajo është gjithashtu një rrëfejë paralajmëruese për Europën.

Karla nuk ishte vaksinuar kurrë për fruthin. Shëndeti i saj nuk e lejonte. E lindur me ezofag të ndërprerë, ajo e kaloi foshnjërinë duke hyrë e dalë nga spitali, shpesh me pneumoni.

Gjatë një qëndrimi rutinë në Spitalin e Urgjencës për Fëmijë Louis Turcanu në qytetin e Timishoarës në Rumaninë perëndimore, foshnja u gjend në të njëjtën dysheme me një vajzë që kishte fruth. Shpejt, Karla kaloi në ethe.Ajo u transferua në anën tjetër të qytetit te Spitali Klinik për Sëmundje Infektive dhe Pneumonologji Victor Babes.

Spitali ishte aq i tejmbushur me pacientë me fruth sa fillimisht Karla u vendos në një pavion me të rritur. Temperatura e saj u përkeqësua, duke u rritur në deri 42 gradë Celsius.Gjatë natës së 18 dhjetorit 2016, ajo filloi të rënkojë në një mënyrë që nëna e saj, Florentina Marcusan, nuk e kishte parë kurrë më parë.

Ajo kishte acarim në fytyrë dhe kraharor.Pak pas orës 8 të mëngjesit, ndërsa një infermiere po i bënte Karlës një injektim, koka e vajzës filloi të dridhet. Ndërsa infermierja vrapoi për të kërkuar ndihmë, Marcusan e mbajti fëmijën e saj në krahë.“Kur pashë se nuk po reagonte më, më zuri paniku dhe e vura në krevat, sepse e dija se ajo kishte vdekur… në krahët e mi,” rikujton ajo.

Doktorët e nxorën nënën e shqetësuar jashtë pavionit ndërsa u përpoqën ta ringjallnin vajzën. Ajo priti në të ftohtë para ndërtesës, duke ndezur cigaret njëra pas tjetrës dhe duke shtrënguar arushin tedi të Karlës.Dyzet e pesë minuta më vonë, në orën 9.10, Karla Iasmina Georgiana Popa u deklarua e vdekur. Ajo ishte një vjeç e tre muaj.Vajza e vogël ishte një nga 10 viktimat e fruthit në Rumani, sëmundje që deri në fund të nëntorit ka vrarë 36 vetë – më së shumti foshnja – dhe ka infektuar rreth 10 mijë të tjerë që kur u raportuan rastet e para në janar.

Kjo është epidemia më vdekjeprurëse në këtë vend që nga viti 2005, kur regjimi me dy raunde i vaksinimit kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, MMR, filloi të funksionojë.Rastet e fruthit të lidhura me Rumaninë janë dalluar edhe larg në Belgjikë, Spanjë dhe Irlandë, por shpërthimet atje janë shumë të vogla në krahasim me epideminë që vrau Karlën.Nëna e vajzës ia hedh fajin spitalit ku ajo qëndroi që nuk bëri mjaftueshëm për ta mbrojtur atë.“Kam kaq shumë urrejtje brenda,” tha Marcusan, duke folur gjashtë muaj pas vdekjes së Karlës në fshatin e saj të lindjes Dubesti, rreth 90 kilometra nga Timishoara.

“Nuk i besoj më askujt.”Mungesa e besimit është në zemër të krizës së fruthit në Rumani, ku besimi në shërbimet shëndetësore pengohet nga perceptimet mbi kushtet e këqija dhe keqmenaxhimet.Pavarësisht disponueshmërisë së vaksinave falas të MMR-së pranë mjekëve të familjeve, të cilat i jepen fëmijëve në dy doza me distancë disavjeçare, normat e vaksinimit kanë rënë ndjeshëm.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, dhe sipas ministrisë së shëndetësisë së Rumanisë, normat për dozën e parë kanë rënë me 11 për qind përgjatë dekadës së fundit dhe për dozën e dytë kanë rënë me 29 për qind.Shumë me shpejtësi akuzojnë për epideminë një lëvizje të ethshme kundër vaksinimit, por mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë i vënë gishtin edhe autoriteteve rumune, duke përshkruar një dështim sistemik për parandalimin e një krize të paralajmëruar.

Nga keqmenaxhimi i stokut të vaksinave te dhënia e alarmit tepër vonë, ata paraqesin një tablo burokracie të paaftë dhe të vetëkënaqur – me pasoja shkatërrimtare.“Programi i imunizimit nuk mund të jetë më i mirë se sa programi i shëndetësisë që e organizon atë,” tha Eduard Petrescu, një koordinator te Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, në Rumani.

Të tjerët e shohin si një rrëfenjë paralajmëruese të asaj se çfarë ndodh kur autoritetet dështojnë të sjellin bashkësitë e margjinalizuara – në këtë rast minorancën Rome – nën kujdesin shëndetësor kombëtar.“Nëse nuk vaksinon vazhdimisht, në mënyrë sistematike dhe me këmbëngulje, virusi e mbush boshllëkun menjëherë,” thotë Adriana Pistol, drejtoreshë e Qendrës për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Sëmundjeve të Komunikueshme në Rumani, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe e ministrisë së shëndetësisë.

Jashtë sistemitPara shpikjes së vaksinës së fruthit në vitet 1960, pothuajse të gjithë fëmijët sëmureshin nga ajo pa i mbushur ende të pesëmbëdhjetat. Virusi shumë infektues transmetohet përmes kollës, teshtitjeve apo kontakteve me pështymën e infektuar.Para fushatave masive të vaksinimit, epidemitë madhore shpërthenin një herë në dy apo tre vjet, duke vrarë mesatarisht 2.6 milionë njerëz në të gjithë botën, sipas OBSH-së.

Në vitin 2016, vdekjet në botë ranë në rreth 90 mijë.Faktet: Shkenca e fruthit
Fruthi është një nga sëmundjet njerëzore më ngjitëse. Para zbulimit të një vaksine më 1963, ajo merrte më shumë se 2 milionë jetë dhe infektonte më shumë se 30 milionë vetë çdo vit.

Këto janë disa nga faktet kyçe mbi këtë sëmundje.
* Fruthi vret një ose dy njerëz për çdo 1 mijë që kanë kontakt me virusin.
* Nuk ka trajtim specifik përveç lehtësimit të simptomave.
* Simptomat e para shpesh përfshijnë ethe, kollë, inflamacion dhe sëmundje të përgjithshme. Dy deri në katër ditë pas kontaktit dallohet një rëndim tipik i menjëhershëm.
* Pacientët kanë tendencën të jenë ngjitës nga rreth 4 ditë para shfaqjes së shenjave deri katër ditë pas shpërthimit të tyre.

* Fruthi është më vrasës mes fëmijëve nën pesë vjeç. Fëmijët që janë të kequshqyer, kanë deficencë në vitaminë A ose kanë çrregullime imunologjike të tila si HIV/AIDS janë më të rrezikuar.
* Komplikimet e zakonshme përfshijnë pneumoninë, diarre, otit dhe inflamacion.
* Në raste të rralla, fruthi mund të shkaktojë bymim të trurit, gjë që mund t’i lërë fëmijët të shurdhët ose mendërisht të paaftë.

* Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që fëmijët të vaksinohen dy herë. Koha e dozave varion nga vendi në vend por e para zakonisht bëhet kur fëmija është 12 muajsh.
* Nëse një popullsi është e vaksinuar gjerësisht, fruthi ka shumë më tepër vështirësi që të përhapet, gjë që do të thotë se edhe njerëzit që nuk janë vaksinuar fitojnë mbrojtje për shkak se virusi nuk arrin të qarkullojë në bashkësi.

Kjo njihet si imuniteti në tufë.
Burimi: OBSH, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Sëmundjeve Komunikuese në Rumani.
Vaksinat e fruthit u përdorën në Rumani për herë të parë më 1979, por ndodhi vetëm në vitin 2004 kur injeksioni i kombinuar MMR u bë pjesë e programit kombëtar të imunizimit falas.

Një vit më vonë, një dozë e dytë e MMR-së u shtua. Normalisht fëmijët injektohen në moshën një dhe pesë vjeç.Normat e vaksinimit të MMR-së arritën 97 për qind për injektimin e parë dhe 96 për qind për të dytin në vitin 2007, më shumë se sa kufiri prej 95 për qind i rekomanduar nga OBSH si minimumi i nevojshëm për të mbajtur fruthin nën kontroll.

Por normat e vaksinimit kanë rënë në rreth 86 për qind për injektimin e parë dhe 67 për qind për të dytin në vitin 2016, kur goditi epidemia e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.Kjo shifër ka gjasa ishte edhe më e ulët për anëtarët e bashkësisë Rome, minoriteti i dytë më i madh etnik në Rumani pas hungarezëve.Sipas një studimi të vitit 2012 nga UNICEF dhe organizata të tjera, 45 për qind të fëmijëve romë nuk kanë marrë të gjitha vaksinat që përfshihen në programin kombëtar të imunizimit.

Punonjësit e shëndetit në bashkësi thonë se familjet rome mund të gjenden të përjashtuar nga rrethanat apo nga zgjedhja. Disa nuk janë regjistruar te mjekët për shkak se i mungojnë dokumentet e identifikimit. Të tjerët kanë stile jetese shëtitës.Diskriminimi është gjithashtu një faktor. Sipas një studimi të vitit 2013 të OBSH-së, “cilësia e keqe e perceptuar për ndërveprimin me profesionistët e shëndetësisë përfaqëson një pengesë madhore [për romët] nga të kërkuarit të ndihmës mjekësore”.Studimi zbuloi një seri praktikash diskriminuese nga shërbimi shëndetësor, përfshirë përdorimin e gjuhës fyese, kontaktit të kufizuar fizik gjatë ekzaminimit mjekësor dhe segregimin në pavionet e materniteteve.

Shpërthimi i fundit i fruthit ndodhi fillimisht në një bashkësi rome rreth fshatit Reteag në Rumaninë veriore, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.Romët në Reteag janë relativisht me mirëqenie. Shtëpitë këtu janë të mëdha dhe të reja. Disa i kanë dyert të zbukuruara me statuja luanësh.Shumë fëmijë kanë emra që tingëllojnë si italianë: Rikardo, Franceska, Mateo ose Zoro. Kryebashkiaku Vasile Cocos shpjegoi se banorët kalojnë një pjesë të madhe të vitit në Itali, një praktikë migrimi që i ka rrënjët nga rënia e komunizmit më 1989.Tregtarët romë nga fshati në mënyrë tipike udhëtojnë në Napoli për të blerë rroba dhe mallra për konsum familjar, të cilat i shesin në anë të tjera të Italisë.Pas një vizite të tillë, dy fëmijë romë, në moshën 7 dhe 9 vjeç, sollën fruthin pas në Rumani në janar 2016.Zyrtarët e shëndetësisë e dinë se virusi e kishte origjinën në Itali për shkak se i përket llojit B3.

Nëse do të kishte nisur në Rumani, virusi do të kishte gjurmën gjenetike D4 të shpërthimeve të kaluara.Në Reteag, shumë prindër i kanë marrë fëmijët e tyre në Itali para se ata të ishin mjaftueshëm të rritur për vaksinim, thotë Mihaela Catana, një infermiere e cila punon si ndërmjetëse mes mjekut të familjes për zonën dhe bashkësisë rome.“Ne kemi ende këtë migrim […] Ia kam frikën sëmundjeve të tjera, si polio, të cilat janë më të rrezikshme,” tha ajo.Ana Lingurar, 56, ndihmoi shërimin e dy prej tetë nipërve të saj pasi ata u kthyen nga Italia me fruth.

Djemtë nuk ishin vaksinuar, ndoshta për shkak se ishin jashtë vendit në kohën kur duhej të kishin marrë injektimin, thotë ajo.“Në Itali, nëse nuk je në listën e një mjeku familjeje, ata nuk janë të interesuar për fëmijën tënd,” thotë ajo.

Artikulli paraprakQeveria miraton dërgimin e një kontingjenti të FSK-s në Shqipëri
Artikulli vijuesAmbasadori i Zvicrës në Kosovë:Demarkacioni çështje e brendshme