Amerikë: Muslimanët me rritjen më të shpejtë

Sipas regjistrimit të fundit, i cili u zhvillua në 2012 religjioni i cili është në rritje më të shpejtë në Amerikë është Islami. Që nga viti 2000 deri në vitin 2010, regjistrimi ka përcaktuar se numri i muslimanëve që jetojnë në Amerikë u rrit për rreth 1deri 2. 600 000. Pra ka shënuar një rritje të madhe për 66.7%.

 Sigurisht, kjo është një normë e rritjes që befason.

Ndërkohë, shumica krishterë ka pasur normë të rritjes shumë të vogël, dhe në disa vende edhe zvoglim.

Kur Barack Obama deklaroi , “Ne nuk jemi më një komb i krishterë”, nuk ishte larg nga e vërteta.

Të krishterët po humbin shumë shpejt ndikimin, ndërsa fetë tjera, si Islami, në mënyrë rapide rritë anëtarësinë e vet dhe në shumë vende ndërtojnë xhamija të reja. Nëse Islami vazhdon të rritet në këtë normë në Shtetet e Bashkuara, është e pashmangshme se do të transformojë vendin në mënyra të ndryshme në vitet e ardhshme.

Pra, të shohim qka po ndodhë me grupet e tjera fetare? Si kaluan në regjistrimin e fundit në Amerikë?

Pra, në vijim po japim disa nga normat më të larta të rritjes së grupeve fetare nga viti 2000 deri në vitin 2010.

Mormonët 45,5%
Protestestantët evangjelist 1,7% (larg normës së rritjes së popullsisë).
Katolikët -5.0%
Protestestantët meinlin -12,8% (rënie mahnitëse)
Por Islami ka shënuar rritje eksplozive.

Sipas një profesor i studimeve islamike në Universitetin e Kentucky, në vitin 2000, në Amerikë ka patur rreth 1,200 xhami. Sipas regjistrimit të fundit, ka 2106 xhami.

Në gjithë Amerikën shohim “mega-xhami”, të cilat janë duke u ndërtuar apo janë ndërtuar. Dhe këto “mega-xhami” nuk qëndrojnë të papërdorura…..

President i Shoqërisë Islame të Floridës Qendrore, vuri re rritjen eksplozive të pabësueshme prej 473%, në dhe përrreth qarkut Orange Orlando. Sipas tij, rritja është dyfishuar , sepse janë paraqitur 10.000 anëtarë të rinjë .

Ai gjithashtu theksoi se rritja e popullsisë myslimane është shënuar pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Lindja e fëmijëve të emigrantëve në Amerikë, dhe punësimi ka nxitë rritjen e popullsisë. Në Floridën Qendrore, muslimanët kan ndjekur të gjithë të tjerët, në kërkim të “kushteve më të mira, çmimet më të ulëta dhe shtëpitë më të rehatshme”.

Një pjesë e mirë e rritjes së popullsisë që është nxitur nga imigrimet.
Hulumtimi që është kryer në vitin 2007, gjeti se 39% e muslimanëve të rritur që jetojnë në Amerikë, kanë arritë si emigrantë pas vitit 1990.
Ky fluks i shpejtë i muslimanëve, ka transformuar komunitetin në tërë Amerikën. Për shembull, muslimanët të cilët janë studentë në Shteteve të Bashkuara përbëjnë 10% të numrit të përgjithshëm të nxënësve të Nju Jorkut.

Në gjithë vendin, shumë shkolla kanë qenë të detyruara të ndryshojnë kalendarin shkollor për t’i shënuar festat islame.
Në Michigan seancat stërvitore të futbollit janë planifikuar në përputhje me muajin e Ramazanit …
Në një qytet të vogël – Michigan, shkollat janë mbyllur një dite para festës së Bajramit dhe ditën e Bajramit, mandej në përputhje me festat i kan përshatë edhe seancat stërvitore të futbollit. Gjate Ramazanit ato janë mbajtë nga ora 11:00-04:00 të mëngjesit. Kjo është e gjitha për shkak se lojtarët myslimanë të cilët nuk duan të stërvitin gjat ditës, përshkak se agjërojnë muajin e Ramazanit.
Dearborn ndodhet afër Detroit, dhe ka një nga komunitet më të populluar me musliman. Çdo ditë, nga xhamia lokale dëgjohet në tërë qytetin thirrja e ezanit për falje të namazit. Ky qytet është një shembull i qartë se pse Amerika nuk mund të quhet “kombi i të krishterë”.
Por Islami nuk është e vetmja fe jo-krishterë që po rritet me shpejtësi në Amerikë.
Regjistrmi i fundit në SHBA, sa i përketë fesë publikoi se grupet jo- krishtere kanë shënuar rritje për 32% brenda dhjetë viteve të fundit .
Ndërkohë, rënia e krishterimit në Amerikë po përshpejtohet me të madhe, potencon Vestinet.rs.
Në vitin 1990 një nga anketat e zhvilluara kanë treguar se 86% e amerikanëve veten e kan identifikuar si “krishterë”, ndërsa në vitin 2008, 76% e amerikanëve veten e kanë identifikojnë si “të krishterë”.
Ndërkohë edhe ateizmi i cili është “jo fetar” është duke përjetuar rritje të jashtëzakonshme. Për shembull, byroja për regjistrim , në mes vitit 1990 dhe 2008 tregoi se numri i amerikanëve “pa fe” (ateist) është dyfishuar.
Edhe ata që vetën e quajnë “të krishterët” nuk janë të përkushtuar sa duhet besimit të tyre.
Hulumtimi i fundit tregon se 150 milionë amerikanë nuk janë të angazhuar në mënyrë aktive në qfardo komunitet fetar. Kjo është pothuajse gjysma e popullsisë.
/mesazhi/Ismet Azizi/kohaislame

Artikulli paraprakKosovë: Shpallen rezultatet përfundimtare të regjistrimit
Artikulli vijuesFrutat e thata, vlera të jashtëzakonshme për shëndetin