Qipro viktima e radhës e krizës financiare

Kompania e vlerësimeve “Fitch” ka zhvlerësuar në nivelin më të ulët normën bazë të kreditimit në Qipro.

Sipas parashikimeve të “Fitch” edhe vendi ishullor do t’i bashkohet shteteve të BE që kanë nevojë për paketa ndihmash financiare.

Bankat kryesore në Qipro janë fuqimisht të lidhura me sistemin bankar grek, dhe mund të kenë nevojë për katër miliardë euro për të shmangur kolapsin financiar, parashikoi “Fitch”.

Presidenti i Qipros, ndërkohë u shpreh të hënën se do të takohet me drejtuesit e qeverisë për të diskutuar rreth situatës së vështirë financiare dhe mundësisë për të kërkuar ndihmë financiare.

Gjatë muajit maj, guvernatori i Bankës së Qipros ka pranuar se mund të kërkojë ndihmë nga Bashkimi Europian, Rusia apo të dy bashkë.

Sipas ekspertëve, një kredi madhore për ishullin, anëtar i BE-së që prej 2004-s, do të shoqërohej me kushtin për ndryshimin e sistemit tatimor në vend.

Qipro i shtohet listës së vendeve që kanë kërkuar hua nga BE për shkak të problemeve financiare, ndër të cilët përfshihen Greqia, Irlanda, Spanja, dhe Portugalia.kohaislame

Artikulli paraprakArrestohet me arsenal armësh
Artikulli vijuesOSBE: Të hetohet policia