Grupi për të drejtat njerëzore, Amnesty International, sapo ka sugjeruar që Rusia është fajtore për krime lufte në Siri.
Gjatë javës ka pasur deklarata nga Kremlini zyrtar duke e mohuar se i kanë vrarë civilët sirianë, përderisa fotografi të reja tregojnë se bombat i kanë goditur shkollat dhe spitalet.
Një zyrtar nga Amnesy International ka thënë për Metro.co.uk, që Rusia vazhdon të kryej krime lufte, pavarësisht që deklarimeve që i ka ndërprerë veprimet ushtarake.
“Sulmet ajrore po i godasin civilët, e po i shkatërrojnë tërësisht.
Sulmet në spitale, shkolla dhe shtëpi janë dokumentar, e gjithashtu edhe disa ngjarje tjera ku shihet tek sulmohen ndërtesat e civilëve, e gjithashtu edhe punëtorët e shpëtimit që ishin dërguar për t’i marrë trupat.
Kjo që po e bën Rusia po krijon frikë dhe panik tek civilët sirianë.
Rusia po krijon përshtypje që askush dhe askund nuk është i sigurt nëse e kundërshton regjimin brutal të Bashar Al Assadit”, ka thënë Kristyan Benedict, menaxher i kampanjave të krizës në Amnesty International.
Sipas Human Rights Watch, një total prej 7 spitaleve dhe dy shkollave janë goditur gjatë sulmeve ajrore që kanë ndodhur para dy dite, raporton lajmi.net.
Lufta në Siri ka shkaktuar që thuajse gjysma e banorëve (11 milionë) të largohen.
Shumë nga të larguarit tani gjenden në Evropë, ose veçse gjenden në qendra të refugjatëve.