Nëse hedhin një vështrim, nga afër do të shohim se zgjedhja midis dy kandidatëve nuk është aq e lehtë sa mund të duket, sidomos kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme.
Nga Richard Falk*
Me sa duket, kur flitet për politikën e jashtme, gjërat në shikim të parë nuk janë aq të thjeshta. Hillari Klintonka eksperiencë, dije, zgjuarsi, është një internacionaliste e njohur dhe e respektuar në të gjithë botën. Ndryshe nga ajo, Donald Trump– vazhdimisht e ndëshkon veten dhe të tjerët rreth tij. Duket i painformuar rreth kompleksitetit të botës dhe mburret me të qenit tepër nacionalist kur tregon se si do t’i shtypë armiqtë dhe se si do t’i bëjë aleatët të përpëliten. Një qëndrim i tillë i tmerron njerëzit, i armiqëson, e madje i bën të mendojnë se mos vallë shoqëria amerikane po kalon ndonjë traumë psikike duke e marrë seriozisht këtë kandidat të çuditshëm.
Sidoqoftë, një vështrim nga afër e bën zgjedhjen e njërit prej dy kandidatëve mëpak të qartë dhe më interesante,ndonëse jo aq inkurajuese,sidomos nëse flasim për pasojat që këto zgjedhje mund të kenë për Lindjen e Mesme.
Zgjedhja midis militarizmit apo izolacionizmit
Një nga pozitat më të qëndrueshme të Trump-it ka qenë skepticizmi i tij kundër ndërhyrjeve në rajon për të ndryshuar regjimet, sidomos në Irak dhe Libi, por edhe ndaj gabimeve të presidentëve të mëparshëm të shoqëruara me shpenzime të mëdha, si dhe gabimeve të Klinton-it, për sa i përket politikave që kanë për qëllim prodhimin e demokracive. Siç mund të pritej, Trump-i ka një mospërputhje të madhe në deklaratat e tij të mëhershme në lidhje me këto çështje. Mjafton të merrni mundimin t’i hidhni një sy asaj që ai ka thënë pak vite me parë.
Kurse kundërshtimi i tij i tanishëm ndaj ndërhyrjeve ushtarake në Lindjen e Mesme është shprehur vazhdimisht në kontekstin e fushatës presidenciale. Qëndrimi i tij thelbësor përmblidhet në fjalët e tij: “Pas pesëmbëdhjetë vitesh luftë në Lindjen e Mesme, pas miliarda dollarëve të shpenzuara dhe mijëra jetëve të humbura, situate është më e keqe se sa ishte më parë.” Prandaj,ka gjasa qenë të ardhmen Trump-i të kundërshtojë ndërhyrjet në Lindjen e Mesme, veç nëse ka një kërcënim të qartë ndaj Shteteve të Bashkuar nga ISIS-i, e ndoshta nga Al-Kaeda e Gadishullit Arabik (AQAP).
Kurse Klinton-i ka një qëndrim militarist të palëvizshëm në politikën e jashtme, të cilin u mundua ta nxirrte në pah sa mundi gjatë garës fillestare me Bernie Sanders, pikëpamjet progresive të të cilit ishin të ngjashme me ato të Trump-it për sa i përket çështjes së ndërhyrjeve ushtarake në Lindje e Mesme. Gjatë kohës kur ishte Sekretare e Shtetit (2009-2012), përfshirë bërjen e politikave ndaj Rusisë, Kinës, Afganistanit dhe Lindjes së Mesme, ajo e ka nxitur vazhdimisht presidentin Obama që të përvetësonte një qëndrim gjithnjë e më militarist dhe ballafaques, më e dukshme kjo në rajon sa i përket përfshirjes amerikane në Libi dhe Siri.
Cila ka më shumë përparësi: stabiliteti i rajonit apo interesat e Amerikës?
Gjithashtu, është i rëndësishëm fakti se strategjia kryesore rajonale e Klinton-it bazohej në mbajtjen në pushtet të diktatorëve miqësorë, madje edhe përballë kryengritjeve të mëdha popullore. Duke marrë parasysh popullin egjiptian në vitin 2011, ajo ishte e hapur, më tepër se sa e qëndrueshme, në lobimin e saj për të qëndruar në krah të Mubarakut në orët e tij më të vështira. Ndonëse tani ajo e nënvlerëson mbështetjen e saj për luftën sulmuese ndaj Irakut në vitin 2003 kundër regjimit të Sadam Husejnit, në fillimet e saj ajo e mbështeti në mënyrë të qartë vendimin më shkatërrues të politikën së jashtme amerikane që prej kohës kur Shtetet e Bashkuar u angazhuan fuqishëm në mesin e viteve 1960 në anën humbëse të Luftës së Vietnamit. Sulmet ndaj Irakut, jo vetëm që sollën shumë vdekje, shkatërrim, zhvendosje në masë të njerëzve, një kaos të gjatë për Irakun dhe popullin e tij, por pushtimi i gjatë amerikan e përhapi rrëmujën përtej kufij të Irakut, çka ishte një shkak i rëndësishëm që ndihmoi në lindjen dhe ngritjen e ISIS-it.
Megjithatë, pavarësisht gjykimeve të gabuara të Klinton-it në politikën e Lindjes së Mesme, a nuk është më mirë bota më dorën e qëndrueshme të Klinton-it se sa me impulsivitetin e egër të Trump-it? Loja e saj thumbuese e me fjalët se çfarë kuptimi mund të ketë ky dallim: “Nuk mund t’ia besojmë armët bërthamore një njeriu të cilin mund ta fusni në grackë me një cicërimë (tweet).” Ky shqetësim rritet sapo e kuptojmë se nuk ka asnjë kontroll politik që kufizon aftësinë e një presidenti amerikan për të përdorur armët bërthamore.
Kjo na bën të kuptojmë se njerëzit – kudo qofshin – pavarësisht interesimit të tyre të madh për një lidership amerikan të kujdesshëm, nuk luajnë asnjë rol në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Mbase ka ardhur koha të marrin në konsideratë një plan ku të gjithë botës t’i jepet e drejta për njëfarë votimi në zgjedhjet kombëtare amerikane, në rast se ideali i një demokracie botërore dhe sundimi i ligjit do të bëhen ndonjëherë pjesë e garës politike.
Trump-i ka bërë një sërë pohimesh rreth armëve bërthamore, të cilat jo vetëm që janë një sfidë ndaj punës dhe përpjekjeve dhjetëra vjeçare të Perëndimit, por ato njëkohësisht, fusin frikë në zemrat e njerëzve kudo, përfshirë Lindjen e Mesme. I shqetësuar për ruajtjen e burimeve financiare, Trump-i ka propozuar se nuk do të ishte ide e keqe nëse Japonia dhe Korea e Jugut zhvillojnë armët e tyre bërthamore, që më pas të marrin në dorë përgjegjësinë për sigurinë e vet. Me sa duket, ai ka pyetur një mik: “Pse nuk mund t’i përdorim armët bërthamore?” Vërtetë këto pohime nuk janë domosdoshmërish tregues të asaj që Trump-i si president mund të bëjë në Lindjen e Mesme, por as nuk duhen injoruar.
Në përgjithësi, Trump-i duket një neo-izolacionist, që do të thotë më pak angazhime ndërkombëtare dhe një përpjekje e dëshpëruar për të shkurtuar shpenzimet e jashtme. Ka mundësi që mungesa e vullnetit për t’i dhënë mbështetje të pakushtëzuar një regjimi pa përfitime, i cili e ka ngrirë status quo-n e armëve bërthamore për dy dekada, mund të shërbejë si nxitje e radhës për një fazë tëre të një ç’armatimi bërthamor total, si e vetmja zgjidhje afatgjatë e denjë dhe e sigurt.
Këto janë disa shqetësime të tjera. Trump-i kundërshton marrëveshjen bërthamore me Iranin, e cila është ndoshta nisma diplomatike më konstruktive e marrë gjatë tetë viteve të presidencës së Obamës. Trump-i mendon se ka qenë një marrëveshje e keqe meqë “i ka kthyer Iranit 150 miliardë dollarë, ndërsa neve nuk na ka sjellë asgjë.” Prishja e marrëveshjes apo dështimi për t’iu përmbajtur angazhimeve, i vë në rrezik të gjitha përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve të Iranit në Lindjen e Mesme dhe mund të provokojë Izraelin që të lëshojë ndonjë sulm parandalues ndaj pajisjeve bërthamore të Iranit, apo edhe mund të hap rrugën për një garë të rrezikshme bërthamore në rajon.
Duhet të theksohet kalimthi se të dy, Trump-i dhe Klinton-i, janë zotuar në mënyrë aq të vendosur për një rreshtim pro-izraelit, saqë mundtë verbohen para dëshirës për të pasur një Lindje të Mesme pa armë bërthamore, një propozim ky që gëzon mbështetjen e çdo qeverie në Lindjen e Mesme, me përjashtim të Izraelit. Kjo mbase do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit më shumë se çdo nismë tjetër.
Ideologjia regresive
Mendimi se Klinton-i mund të jetë më e besueshme se Trump-i mund të jetë më shumëçështje stili se sa substancë. Përgjithësisht besohet se ajo nuk ia dha dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin gjatë kohës kur ishte Sekretare e Shtetit. Gjithashtu, është disi shqetësues admirimi i saj i hapur ndaj ideve të gabuara të Henry Kissinger-it, e madje edhe të Robert Kagan-it, i konsideruar si anëtari më militarist i rrethin të ngushtë neo-konservator. Pavarësisht se është identifikuar në të kaluarën me republikanët, ai ka mbështetur Klinton-in, e madje thuhet se punon si këshilltari kryesor i grupit të ekspertëve për politikën e saj jashtme.
Nuk është aspak surprizë që 50 republikanë të vetëshpallur, ekspertë të sigurisë kombëtare, kanë mbështetur hapur Klinton-in në vend të Trump-it. Ky është një tregues se sa e pazakontë është bërë gara presidenciale amerikane. Siç është theksuar shpesh, Klinton-i vjen një establishment i politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare e cila na ka çuar deri këtu. Ndërkohë, Trump-i shihet si njeri i dëmshëm, i cili mund ndjekë politika që mund të shkaktojnë një shpërbërje strukturore, e bashkë me të edhe shembjen e rendit ekonomik liberal, i cili ekziston falë “pëlqimit të Uashingtonit.”
Trump-i, gjithashtu, mburret për takimet e tij me Kissinger-in, si një lloj mënyre çertifikimi për vlefshmërinë e tij e cila i tejkalon kualifikime e tij prej amatori për një post të lartë politik. Megjithatë, opinionet e tij marrin linja mendimi, të cilat me shumë mundësi, janë një mallkim për mjeshtrin e tij të moshuar të politikës së vërtetë. Sigurisht, Klinton-i ka menduar më shumë dhe për një kohë më të gjatë mbi çështje të tilla. Duke u përpjekur t’ua bëj qejfin të gjitha palëve, zgjedh atë që ajo e quan “smart power”, një përzierje e përshtatur midis pushtetit “të butë” dhe atij “të fortë”, i cili supozohet të funksionojë si përgjigje ndaj kompleksitetit të politik-bërjes së jashtme në fillim të shekullit të 21-të. Formula e Klinton-it, ndryshe nga ajo e kandidatëve kryesorë të fundit në Shtetet e Bashkuara, është projektuar që t’ua bëj qejfin sa më shumë të jetë e mundur lordëve të luftës në Pentagon, ekspertëve të Wall Street-it dhe kampionëve të Izraelit, ose të paktën të mos ia prishë asnjërit në këto tre nyje të supremacisë gjeopolitike amerikane.
Me këto profile në sfond, a mund ta parashikojmë politikën e jashtme në Lindjen e Mesme të një presidence me Klinton-inose me Trump-in? Mund të bëjmë hamendësime më të sakta në lidhje me Klinton-in pasi ajo tashmë i ka bërë të qarta disa nga qëndrimet e saj: një përshkallëzim i mbështetjes për forcat siriane kundër regjimit të Asadit (me përjashtim të ISIS-it), një forcim i negociatave diplomatike me Iranin për t’iu përmbajtur marrëveshjes bërthamore, një përditësim i “marrëdhënies speciale” me Izraelin dhe sigurisht, asnjë ndryshim në lidhje me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe regjimet e tjera autokrate të bindura ndaj perëndimit në rajon. Veç kësaj, një administratë me Klinton-indo të thotë një riangazhim i mundshëm i forcave ushtarake amerikane në Irak, dhe sidomos i masave të forta ushtarake kundër ekstremizmit politik në të gjithë rajonin.
Mund të pritet që Trump-i t’i kënaqë prirjet e tij neo-izolacioniste, më shumë gjasa duke e çuar politikën në drejtim të kundërt, duke tërhequr forcat luftuese amerikane dhe duke pakësuar bazat ushtarake në rajon. Pra, një strumbullar larg Lindjes së Mesme. Më sa duket, përjashtim mund të bëjë premtimi i tij ekstravagant për ta shtypur ISIS-in, pavarësisht se çfarë do të thotë kjo në praktikë, sidomos duke marrë parasysh se ISIS-i duket pothuajse i shtypur tashmë. Ideja tjetër, për imponimin e një ndalimi total të emigracionit të muslimanëve në SHBA, nëse miratohet, ka gjasa të ketë një efekt shkatërrimtar, duke nxitur pakënaqësinë e civilizimit myslimanë.
Sikur votimi për një president amerikan të kishte të bënte vetëm me Lindjen e Mesme do t’i kisha vlerësuar kandidatët duke hedhur kokë a pil, por nuk është kështu. Kur merret parasysh situata e brendshme amerikane, e po ashtu edhe pjesa tjetër e botës, Klinton-i ka një avantazh të qartë. Veç në rast se dikush është aq i neveritur nga kandidatura e saj aq sa të shkruajë emrin e Bernie Sanders-it në fletën e votimit, ose të hedhë me ndërgjegje një votë për Jill Stein-in, kandidaten e Partisë së Gjelbër. Jam akoma i pasigurt se kë të zgjedh nga këta.
Miqtë e mijë liberalë bëhen nervozë vetëm kur përmendet një mundësi e tillë. Ata akoma fajësojnë kandidaturën e Ralph Nader-it në zgjedhjet e vitit 2000 që ia grabiti Al Gorit një fitore në Florida, e për pasojë një fitore kombëtare kundër Xhorxh W. Bushit. Jam akoma në mëdyshje dhe e kundërshtoj një logjikë të tillë. Pse të lejohen kandidatët e partive të treta të kërkojnë një post zyrtar nëse ekspertët i shohin ata si të papërgjegjshëm, apo akoma më keq, të votojmë për ta nëse janë kandidatët më të mirë.
Ose ndoshta, nuk ka problem të votosh për ta nëse në shtetin tënd asnjëra parti nuk ka mbështetjen absolute, por prapë kjo do të thotë të votosh për të keqën më të vogël që të shmangësh të keqën më të madhe, në vend që të votosh për kandidatin më të mirë. Marr një pozicionime ngjyresa. Varet se si është e keqja më e madhe në krahasim me të keqën më të vogël dhe nëse kjo ka rëndësi apo jo. Aktualisht, po të isha në një shtet ku asnjëra forcë nuk ka shumicën absolute do të votoja për Klinton-in, ndonëse me pa dëshirë (për shkak të problemeve të brendshme dhe politikës bërthamore), por meqë jetoj në Kaliforni, me shumë mundësi do të votoj për Jill Stein-in.
Në një farë mënyrë, do të kisha shpresuar që Bernier Sanders të na kishte hequr këtë dilemë në vend që të përvetësojmë pa asnjë kritikë konsensusin liberal, i cili, duke parë zhvendosjen e Klinton-it në të djathë që nga Konventa e Demokratëve, duhet ta mbajë atë zgjuar për disa net./gazetaere.com/
_________________________
*Richar Falk është studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar. Ka dhënë mësim për dyzet vjet në Princeton University. Që prej vitit 2002 ai jeton në Santa Barbara, Kaliforni dhe jep mësim na kampusin e Universitetit të Kalifornisë rreth Studimeve Globale dhe Ndërkombëtare. Ndërsa që prej vitit 2005 drejton bordin e “Nuclear Age Peace Foundation”. Nga viti 2008 deri në maj të vitit 2014, ka qenë Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara palestineze që prej 1967-ës.
Marrë nga Foreign Policy Journal
Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.