Anglishtja e Thaçit !

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e tij të ri, duket se do të ketë shumë probleme.
Kryediplomati kosovar, i cili tash e një muaj u emërua në postin e ri, pritet të ketë shumë vështirësi në komunikim, për shkak se anglishtja e tij, është shumë jo edhe aq e mirë në të shprehur.
Njeriu përgjegjës për politikën e jashtme të vendit, të cilit i duhet njohja e mirë e gjuhës angleze, për shkak takimeve të shumta që pritet t’i ketë me diplomatët e huaj dhe për shkak të lobimit që i duhet të bëjë për Kosovën, jo vetëm për shtimin e numrit të njohjeve, por edhe për shkak të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare, e fletë anglishten me shumë vështirësi dhe me një aksent të pastër të shqipes.

Hashim Thaçi, erdhi në krye të diplomacisë kosovare, duke hequr dorë nga posti i kryeministrit, për shkak se asnjëra nga partitë shqiptare për më shumë se pesë muaj as nuk uleshin që të negociojnë me partinë e tij- PDK-në, edhe pse kjo parti i fitoj zgjedhjet.
LDK e Isa Mustafës pranoj të hyjë në bashkëqeverisje me të vetëm me një kusht- që ta marrë postin e kryeministrit.

Megjithatë, Thaçi në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të qëndroj vetëm një vjet e gjysmë, për të kaluar më pas në postin e presidentit të shtetit, kur pritet që t’i skadojë mandati Atifete Jahjagës.

Paraardhësit e Thaçit në krye të diplomacisë, Enver Hoxhaj e Skender Hyseni kanë qenë njohës të mirë të gjuhës angleze.

Për të parë se si e flet Hashim Thaçi gjuhën angleze, në vazhdim po ju sjellim dy linqeve ku ai flet anglishten very well.
Linku 1:
https://www.youtube.com/watch?v=oiHCaliOhvo
Linku 2:
https://www.youtube.com/watch?v=Q9EX7soY2LQ

Artikulli paraprakDuan të na i kthejnë emigrantët!
Artikulli vijuesLufta e la me pasoja, sot s’ka mundësi financiare të mjekohet