Gormez: Vrasjet në Libi të refuzuara si fetarisht ashtu dhe njerëzisht

Kreu i Administratës së Çështjeve Fetare turke (Dijanet) dr Muhamed Gormez, ka komentuar vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, gjë të cilën e konsideroi të refuzuar si fetarisht ashtu dhe njerëzisht.

Gormez shprehu hidhërimin e tij për vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi bashkë me tre funskonarë të lartë të ambasadës, duke shtuar se:”Sado të jetë shkalla e provokimit dhe blasfemisë në filmin në fjalë, kjo nuk e legjitimon atë që ndodhi. Në të njëjtën kohë, filmi nuk justifikohet me pretekstin e lirisë së fjalës. Një përgjegjësi e madhe bie mbi supet e mbarë njerëzimit, i cili dëshiron të bashkëjetojë me të gjithë civilizimet dhe kulturat, në paqe dhe tolerancë.”
Nga ana e tij, kryeministri turk Rexhep Erdogan i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit Amerika Barak Obama, në të cilin ngushëllon administratën amerikane dhe popullin amerikan për vrasjen e ambasadorit dhe tre funksionarëve të tjerë në Libi.
Në një deklaratë për shtyp, Erdogan e ka dënuar sulmin ndaj konsullatës amerikane në Bengazi dhe e ka konsideruar atë sulm terrorist. /A.online/kohaislame

Artikulli paraprakPE: Dënohet shfrytëzimi i drejtësisë për politikë në Rusi
Artikulli vijuesPacolli kërkoi njohje nga Iraku