Nexhati Jilmaz , shoferi i autobusit i cili ishte cak i sulmit në kryeqytetin turk ku u vranë 37 persona tha se i ka ndihmuar të lënduarit tjerë, pa marrë parasysh se edhe vetë ka qenë i plagosur.
Jilmaz i cili kurohet në spitalin Ufuk në Ankara, thotë se ka qenë në vetëdije kur u hodh jashtë autobusit që e voziste.
“Plagët e mia i kisha me gjak, mirëpo isha në vetëdije. U mundova të ndihmoj udhëtarët që ishin në autobus, disa persona i nxora nga autobusi, thotë Jilmaz.
Shoferi që pësoi djegie, tha se gëzohet për kthimin në punë.
(Islampress)