Anonymous në luftë me Izraelin

Ndërsa Izraeli vazhdon bombardimin e Gazës, grupi i hakerëve, i njohur si Anonymous, ka vendosur ta mbajë anën e palestinezëve, duke nisur një sulm në faqet qeveritare izraelite.

Anonymous që të enjten në mëngjes ka paralajmëruar se do t’i thyejë faqet e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, të kryeministrit Benjamin Netanyahu, si dhe faqet e tjera që lidhen me qeverinë e Izraelit.

Në rrjetin social Twitter ata kanë kërkuar nga mbështetësit që të thyejnë 40 faqe.

“Populli i Gazës dhe ‘territoret e pushtuara, dijeni se Anonymous qëndron pranë jush në këtë luftë. Ne do të bëjmë gjithçka që të ndalojmë forcat e liga luftarake izraelite që janë vërsulur drejt jush. Do të përdorim të gjitha mjetet për t’ju siguruar qasje në Internet dhe që botës të mund t’ia dëshmoni përjetimet tuaja”, -thuhet në deklaratën e Anonymous.

Grupi i hakerëve ka postuar një lajm në një faqe interneti ku thonë se ata kanë arritur të rrënojnë faqen e një shërbimi të sigurisë së Izraelit. Në deklaratë gjendet fotografia që shfaq ndërtesa të djegura në Gazë, me shkrimin: “Ne, Anonymousët, nuk do të rrimë duar kryq e të shikojmë se si shteti qyqar sionist shkatërron jetët e pafajshme”.kohaislame

Artikulli paraprakNeonazistët grek kërkojnë mbylljen e shkollave shqipe
Artikulli vijuesDAVUTOLLU: TURQIA NUK BËN KOMPROMISE ME IZRAELIN