DAVUTOLLU: TURQIA NUK BËN KOMPROMISE ME IZRAELIN

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutollu rikujtoi kushtet e Turqisë në lidhje me marrëdhëniet me Izraelin dhe tha se “bërja e kompromisit është e pamundur”.

Davutollu dha një intervistë në një kanal televiziv privat, ku vlerësoi takimin e Zëvendës Sekretarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Feridun Sinirliollu me përfaqësuesin e Netanjahut.

“Ky nuk ishte një takim dialogu. Përcjellja e mesazheve të ndryshme me anë të ndërmjetësve nuk ka kuptimin e dialogut. Ata shprehën dëshirën për të biseduar mbi disa çështje. Ne përcollëm kushtet tona. Bërja e kompromisit nga ana e Turqisë është e pamundur. Nuk ekziston një korrent i përditshëm”, tha Ministri Davutollu.

Ministri i Jashtëm turk foli edhe për kërkesën e Turqisë në lidhje me dislokimin e raketave Patriot të NATO-s në kufirin turk me Sirinë ku tha se me eliminimin e rrezikut edhe këto sisteme do t’i rikthehen vendeve që u përkasin.

Ministri turk i Punëve të Jashtme Davutollu iu përgjigj edhe pyetjeve nëse Turqia do të kërkojë nga NATO edhe avionët e paralajmërimit të herët AWACS.

“Këto janë pjesë të një sistemi të integruar. Me eliminimin e rrezikut edhe këto sisteme do t’i rikthehen vendeve që u përkasin. Ato do të vijnë nga Holanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Ne i kemi falënderuar palët për bashkëpunimin që kanë treguar”, tha Davutollu.

Ministri Davutollu i cili preku edhe tensionimin e përjetuar midis qeverisë qendrore të Irakut dhe asaj lokale në veri, foli për shqetësimet e Turqisë.

Davutollu tha se ata janë në kontakt të vazhdueshëm më liderin e qeverisë lokale në veri të Irakut Mesud Barzani, por ai në lidhje me zhvillimet e fundit nuk ka shprehur ndonjë kërkesë prej Turqisë.kohaislame

Artikulli paraprakAnonymous në luftë me Izraelin
Artikulli vijuesSiri: Kryengritësit e kanë marrë një bazë të helikopterëve