Arrestohet shqiptarja me 43 kg marihuanë të fshehur në veturë

Një grua shqiptare është arrestuar në Ancona të Italisë me akuzën e trafikut të drogës. Ajo po udhëtonte bashkë me vajzën e saj të vogël, ndërsa gjatë kontrolleve të policisë u gjet edhe ngarkesa me 43 kg marihuanë.

Droga ishte fshehur brenda dyerve dhe në parakolpin e veturës, e cila sapo kishte zbarkuar në portin e Anconës nga një traget grek.

Gruaja nuk i është bindur fillimisht forcave të policisë, gjatë kontrolleve në doganë, me justifikimin se po shkonte me pushime në Venecia.

Si transmeton Panorama, menjëherë pas kontrolleve gruaja është vënë në pranga, ndërsa vajza e saj e mitur i është dorëzuar shërbimeve sociale ku, sipas mediumeve italiane, pritet ardhja e babait për ta kthyer atë në shtëpi.

Artikulli paraprakApple, gati me iTV
Artikulli vijuesGjendet e vdekur 19 vjeçarja nga Besiana