Apple hoqi dorë nga iPhone 6C

Apple kishte menduar që të hedhë në treg edhe një version tjetër të iPhone 6-s, por me ekran 4-inç. Këtë njoftim e ka bërë Timothy Arcuri, një ekspert i fushës së teknologjisë në “Cowen and Company”.
 
I gjithë qëllimi ka qenë që të hidhej në treg një telefon më çmim më të ulët, për të gjithë ata që dëshironin telefonin më të ri të Apple, por nuk donin të shpenzonin shumë.
 
Pavarësisht se ishte folur shumë për këtë lloj versioni gjatë janarit deri në mars të këtij viti, sipas Arcurit, Apple në fund ka vendosur që të tërhiqet.
 
Sipas tij, arsye për këtë ishte se telefoni iPhone 6 ka pasur shitje të madhe, prandaj nuk kishte nevojë për një telefon me çmim më të ulët. Do të ishte kundër logjikës së biznesit.
 
Megjithatë, analistët e “Jefferies” vazhdojnë të mendojnë që do të ketë një iPhone 6C me ekran 4-inç që do të hedhet në treg në vitin 2016.
Artikulli paraprakSchalke ofron tetë milionë euro për Gashin
Artikulli vijuesKomponentët e kakaos mund ta kthejnë kujtesën e humbur