APARATI DIGJITAL MË I FUQISHËM NË BOTË

Në një majë mali në Kili gjendet aparati fotografik digjital më i fuqishëm që njerëzimi ka ndërtuar ndonjëherë. Quajtur Aparati Digjital i Energjisë së Errët, ka madhësinë e një kabine telefoni me 570 megapikselë, i cili përdor një rrjet me 62 sensorë të veçantë CCD dhe një pasqyrë 3.9 m për mbledhjen e dritës. Për planifikimin dhe ndërtimin kanë punuar 120 shkencëtarë nga 23 organizata ndërkombëtare për 8 vjet.

Javën e fundit, studiuesit e projektit njoftuan frytet e para të punës së tyre: Fotografi masive që tregojnë pjesët e qiellit 20 herë sa madhësia e hënës (siç shihet nga Toka).

Fotografitë janë aq të mëdha dhe aq të ndjeshme, saqë secila tregon mbi 100.000 galaktika të veçanta deri në 8 miliardë vite dritë larg, shkruan Krokodili

Gjatë pesë viteve të ardhshme, shkencëtarët planifikojnë t’i përdorin këto fotografi masive me ngjyra për të krijuar një të tetën e qiellit natën, duke kapur 300 milionë galaktika, 100.000 grupe galaktikash dhe madje edhe 4.000 supernova.

Nëse nuk e dini pse një aparat hapësinor është vendosur në një mal të Kilit, kjo është për shkak se kushtet atmosferike në Kili e bëjnë hapësirën më të pastër dhë më të dallueshme. Pamja e yjeve nga majat e maleve lejojnë shkencëtarët të kapin disa nga imazhet me rezulucion të mprehtë nga sipërfaqja e planetit tonë (aparatet e teleskopëve në hapësirë nuk kanë probleme me gjëra të tilla si atmosfera dhe ndotja e ajrit).kohaislame

Artikulli paraprakBota muslimane nën presionin e qarqeve islamofobike sërish
Artikulli vijuesHAKERI THOTË QË KA ZHBLLOKUAR IPHONE 5