BE premton rrjetin 5G në 2025-ën

Sipas tij, 5G-ja është një shumë i rëndësishëm për ekonomitë Evropiane në dekadën e ardhshme.

Ministrat Evropian miratuan ditën e sotme një axhendë për implementimin e teknologjisë 5G në mbarë Evropën.

Axhenda do të ofrojë konsensus lidhur me harmonizimin e bandave 5G dhe mënyrën sesi do të alokohen tek operatorët Evropianë.

Gjatë një takimi të profilit të lartë në kryeqytetin Estonez Tallin, përfaqësuesit e vendeve anëtare diskutuan për planet e implementimit të rrjteve 5G në Evropë deri më 2025-ën.

“Deri më 2025-ën duam të shohim prezencën e 5G-së në qytetet e mëdha dhe pikat kryesore të transportit në çdo vend Evropian. Rrjetet 5G janë një domosdoshmëri që do të ndihmojnë qytetarët Evropian të përballojnë sasitë e larta të informacionit,” shprehej Ministri Estonez për Sipërmarrjen dhe Teknologjinë e informacionit Urve Palo.

Sipas tij, 5G-ja është një hap shumë i rëndësishëm për stabilitetin e ekonomive Evropiane në dekadën e ardhshme.

“Evropa dixhitale është një prioritet për ne dhe një shoqëri dixhitale nuk mund të krijohet pa rrjetet 5G,” vijoi Ai.

Ndërsa takim i ministrave është një hap pozitiv, ca analistë dhe profesionistë të industrisë ngrenë dyshime nëse Evropa do ti sigurojë resurset e duhura implementimit të 5G-së. /PCWorld

Artikulli paraprakApple konfirmon blerjen e Shazam
Artikulli vijuesShefi i Grupit parlamentar të PDK-së thotë se nuk janë të sigurt nëse i kanë votat për demarkacion