Apple në fund të muajit lanson pajisjen e re

Janë bërë disa javë që kur Apple lansoi pajisjen e fundit, iPhone 7, dhe tani shumë shpejt do të ‘godasë’ me një pajisje tjetër.

Raportohet se Apple do të prezantojë një seri të re të laptopëve MacBook në fund të muajit tetor.

MacBook Pro do të zyrtarizohet të enjten e ardhshme më 27 tetor.

Pajisja e re raportohet se do të vijë në dy versione të madhësive, 13 dhe 15-inç, ndërsa nuk dihen akoma detajet tjera.

Apple akoma nuk ka konfirmuar akoma planet për lansimin e pajisjes së re.

Artikulli paraprakFoshnjat e luftës në Aleppo mbesin pa bukë (Foto)
Artikulli vijuesNissani blen zyrtarisht Mistubishin