Ata që kanë një aparat celular “iPhone” ku thuhet se memoria e brendshme është 16 GB, ndoshta nuk e kanë vënë re që hapësira e vërtetë e ruajtjes së materialeve nuk është aq sa thuhet. Rrjeti prestigjoz amerikan i informacionit “CNN” shkruan se një pjesë e konsiderueshme e memories është marrë nga software i Apple iOS. Ndërsa shton se kostoja e vërtetë e këtij produkti shkon rreth 227 dollarë.
Në një shkrim kushtuar produktit të ri të Apple, “CNN” thotë disa konsumatorë në Maiami, Kaliforni, kanë paditur kompaninë për “mashtrim”, për faktin se rreth 20 për qind e memories së telefonit është e zënë nga programet dhe nuk është e disponueshme për ta. “Aktualisht disa konsumatorë të këtij produkti janë duke kërkuar më shumë se 5 milionë dollarë dëme për atë që ata thonë se është reklama të rreme Apple”,-shkruan “CNN”.
Gjithashtu theksohet se Apple i ri iOS 8 software, merr deri 3 GB të memories së një iPhone 6. Kjo është rreth 19% e hapsirës së telefonit me 16 GB të reklamuar. “IOS 8 software” merr 20% të memories të një iPhone 6 Plus ‘dhe 21% të hapësirës së lirë të një iPad’.
You Might also Like
Siri vjen në iPad?
Asistenti virtual i Apple, Siri, i cili deri më tani është në dispozicion vetëm në…
By
Redaksia
1 Min Read
Facewatch, tani njeh fytyrën e hajdutit
Dyqanet në Britani janë duke përdorur një teknikë të identifikimit të kriminelëve nëpërmjet njohjes së…
By
Redaksia
1 Min Read
Ktheni çdo objekt në një touchpad me shpikjen e re MaKey Makey
Një grup studentësh të diplomuar nga MIT Media Lab kanë kërkuar ndihmën e Kickstarter për…
By
Redaksia
2 Min Read
FB me funksion të ri kërkimi
Presidenti i kompanisë Facebook Mark Zuckerberg bëri të njohur një funksion të ri kërkimi, që…
By
Redaksia
1 Min Read
Linux i ri 3.4 sjellë shumë përmirësime
Linux-it, ju deshën pothuajse 20 vjet për të nxjerrë Linux 3.0, dhe pas një viti…
By
Redaksia
1 Min Read
1200% rritet numri i virusëve malinj tek Android
Virusët malinj kanë pasur një rritje marramendëse gjatë tre muajve të parë të këtij viti…
By
Redaksia
3 Min Read
