Windows 8, nëntë pyetje mbi misteret e sistemit të ri operativ

Me prezantimin e Windows 8 më 26 tetor, të gjithë kemi disa pyetje në lidhje me sistemin e ri operativ mbi të cilat do të donim përgjigje.

Më poshtë ju shpjegojmë nëntë “mistere” të cilat duhet t’i dini nëse po planifikoni të përdorni Windows 8.

1. Si dot të bëhet sinkronizimi me celularët, përfshirë pajisjet Windows Phone?

Deri tani, përdoruesit e Windows Phone kanë përdorur një aplikacion në desktop (Zune) për të sinkronizuar skedarët e tyre me PC.

Ky aplikacion nuk do të jetë më në Windows 8 dhe ende nuk e dimë se si do të funksionojë ky proces.

The Verge ka postuar një pamje të aplikacionit që do të përdoret për sinkronizimin e Windows Phone dhe disa instruksione se si mund të funksionojë.

Gjithsesi, nuk jep përgjigje mbi faktin se a do të përdoret realisht një aplikacion desktopi për të realizuar sinkronizimin.

2. Cilat janë detajet mbi Xbox Music?

Edhe pse Microsoft-i ka publikuar Xbox Music në qershor, nuk janë dhënë shumë detaje.

Shërbimi pritet të jetë konkurrent me Pandora-n dhe Spotify.

Ai do të ketë radio streaming pa pagesë si de abonime për muzikën. Mbi çmimin priten ende detaje të tjera.

Pyetja më e madhe qëndron në faktin se a do të funksionojë si iTunes në cloud, ku mund të ruani të gjithë muzikën tuaj online.

3. Cilat janë specifikat e SmartGlass?

SmartGlass është një aplikacion shoqërues për tabletat Windows 8. Përmes saj përdoruesit mund të kontrollojnë dhe të dërgojnë materiale në Xbox 360.

Ajo mund të shfaqë gjithashtu përmbajtje shtesë në një ekran të vogël gjatë kohës kur luhet një video në TV.

Ajo që nuk dimë deri tani është se si do funksionojë përzgjedhja e përmbajtjes me aplikacione të tjera, si p.sh Netflix.

Po ashtu, nuk dimë se sa aplikacione do të ofrojnë një ekran të dytë për përmbajtjen e SmartGlass.

4. A do të modernizohen aplikacionet e Microsoft, si p.sh Paint apo Movie Maker?

Microsoft-i ka përditësuar disa aplikacione duke i përshtatur për tabletat, si p.sh Bing, Sports, Finance, dhe Weather. Edhe ndërfaqja e Solitare madje është ndryshuar plotësisht.

Gjithsesi, disa aplikacione, ku përfshihet Paint dhe Movie Maker, nuk kanë parë ndonjë modifikim të madh, duke marrë parasysh homologet e tyre të Apple si iPhoto dhe iMovie, të cilat janë shndërruar në një arsye të fortë për blerjen e iPad-ve. A do t’i modifikojë vetë Microsoft-i këto aplikacione apo do t’ia besojë ato një kompanie tjetër? Në qoftë se kompania dëshiron që konsumatorët e asaj ta marrin seriozisht ekosistemin e tyre të aplikacioneve, atëherë duhet të modernizojë të gjithë elementët kyç të sistemit operativ.

5. Si do të jetë perspektiva për upgrade-et e ardhshme?

Tashmë që tabletat dhe PC-të do të kenë të njëjtin sistem operativ, Microsoft-i na ka lënë në dyshim mbi upgrade-et në të ardhmen: do të jenë pa pagesë, si iOS dhe Android, apo me pagesë, siç kanë qenë versionet e kaluara të Windows apo Apple OS X? Për më tepër, sa shpesh do të ndodhin lëshimet e përditësimeve nga Microsoft-i përveç rregullimit të problemeve të vogla?

6. Sa do të kushtojë Windows 8 pas 6 muajsh?

Deri më 31 janar, kalimet nëWindows 8 Professional do të kushtojnë 40$ për përdoruesit e Windows XP, Windows Vista, apo Windows 7. Pas kësaj date, nuk ka të dhëna nga Microsoft-i mbi çmimin e kalimit në Windows 8. A duhet të paguhet për një kopje të plotë (thuhet se do të kushtojë 100$ e lart) apo do të ketë një opsion me çmim më të lirë?

7. Sa do të kushtojë Surface? Dhe cilat janë specifikimet mbi rezolucionin e ekranit dhe jetëgjatësisë së baterisë?

Katër muaj më parë, Microsoft-i surprizoi botën e teknologjisë me lajmërimin e ndërtimit të tabletit të tij Windows, të njohur si Surface. Ajo do të jetë ndryshe nga ato që kanë shfaqur deri tani prodhuesit, do të ketë tastierë shumë të hollë, mburojë ekrani magnetike etj. Që prej njoftimit, nuk janë dhënë detaje mbi çmimin, rezolucionin e ekranit si dhe llojin e baterisë.

Në lidhje me çmimin, kompania ka deklaruar vetëm se ai do të jetë tepër konkurrues në treg dhe versioni Windows 8 Pro do të kushtojë pothuajse sa Ultrabook-ët. Sipas thashethemeve, kostoja e Surface RT arrin rreth 300$, ndërsa Surface Pro mund të kushtojë rreth 640$ për t’u ndërtuar. Ndoshta kjo ju jep një ide se sa mund të kushtojnë, por askush nuk e di me saktësi se si do të operojë kompania me nxjerrjen e fitimeve nga tableti i saj i parë.

Sipas disa fjalëve nga Engadget, Surface RT do të shitet 200$. Në lidhje me ekranin, Microsoft-i ka thënë vetëm se do të jetë HD ndërsa versioni Pro do të ketë ekran “Full HD”. Normalisht, supozojmë se versioni RT mund të jetë 366 x 768 pixel, ndërsa ai Pro 1920 x 1080?! Versioni RT do të prezantohet më 26 tetor së bashku me Windows 8.

8. Si do t’iu shpjegojë Microsoft-i konsumatorëve nd
ryshimin mes Windows 8 dhe RT?

Njerëzit e teknologjisë, të cilët e kanë ndjekur hap pas hapi zhvillimin e Windows 8 dhe RT, e dinë tashmë ndryshimin. I pari do të punojë me procesorë x86-based dhe do të mbështesë softuerët e trashëgueshme, ndërsa i dyti do të punojë në çipe të bazuara në ARM dhe nuk do të mbështesë softuerët e trashëgueshëm.

Sfida kryesorë e punonjësve të Microsoft-it do të jetë pikërisht shpjegimi i duhur i ndryshimit mes tyre tek një konsumator i zakonshëm, i cili nuk është tepër i interesuar mbi arkitekturën e procesorit.

9. Sa aplikacione do të jenë të disponueshme gjatë lançimit?

Më 10 tetor, dyqani amerikan i Microsoft-it, Windows Store përmbante rreth 2400 aplikacione. Kjo shifër është disi larg qëllimit të kompanisë dhe nuk e dimë ende se sa do të ndryshojë situata derisa të fillojnë shpërndarjet. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakBurime palestineze: Emiri i Katarit viziton Gazzën javën e ardhshme
Artikulli vijuesYouTube kthehet në televizion