Apple shtyn lançimin e iTunes 11

Nëse keni kohë që mezi po prisni lançimin e iTunes 11 gjatë ditëve të fundit të tetorit apo fillimit të nëntorit, do t’ju duhet të prisni edhe pak.

Edhe pse ishte parashikuar për t’u lançuar në tetor, Apple e ka shtyrë prezantimin një muaj më vonë.

“iTunes-i i ri po kërkon pak më shumë kohë se sa pritej dhe ne nuk duam të nxitohemi, prandaj po e vonojmë paksa për ta bërë ashtu siç duhet”,- tha Tom Neumayr nga Apple në një deklaratë për All Things D.

“Edhe ne mezi po presim lançimin e këtij versioni të ri, i cili do të jetë shumë më i thjeshtë dhe do të ketë një ndërfaqe më pak të ngarkuar. Po ashtu, do të shtohet edhe integrimi me iCloud.”

“Ne e kemi krijuar iTunes-in sepse e duam muzikën dhe po rikthehemi në fillimet tona me një dizajn të pangarkuar i cili do të sjellë në qendër të vëmendjes muzikën”,- u shpreh Eddy Cue, zv. President i Apple për sektorin Shërbim dhe Softuere Interneti. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakDelfinët ndihmojnë për të pastruar fushat e minuara të Adriatikut
Artikulli vijuesDelfinët ndihmojnë për të pastruar fushat e minuara të Adriatikut