Edicioni i dhjetë i BarCamp Prishtina me 28 Janar

Janari nisi më ngadal se zakonisht me aktivitete por ajo që ju ka munguar rikthehet sërish me edicionin e saj të parë për vitin 2013, dhe me edicionin e dhjetë me radhë.
Me 28 Janar (E Hënë) duke filluar nga 18:30 në Teatrin Oda në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të mbahet Barcamp i dhjetë me radhë, që kësaj radhe do të sjellë para audiencës një përzgjedhje
interesante të folësve dhe një ngjarje atraktive dedikuar pjesëmarrësve të WikiAcademy. Në po të njëjtën ditë prej orës 17:30 deri në 18:30, në po të njëjtin lokacion do të mbahet SpeedGeeking, një para ngjajre që do t’ua mundësojë aplikuesve në WikiAcademy marrjen e më shumë informacioneve, por mbi të gjitha edhe mundësinë për formimin e ekipeve atyre që ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

BarCamp, prapa së cilës qëndron spoonzori gjeneral IPKO Foundation, është një ngjarje joformale që shtyhet para nga komuniteti, dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit dhe takimit me folësit dhe audiencën.

Crème de la Crème, njihet si një vend relaksues në Prishtinë ku ofrohet mundësia e shoqërimit me muzikë të përzgjedhur dhe të veçantë, e ka një atmosferë përplotë gjallëri, ndërsa jo rall here mund të anashkalohen përshkrimet imagjinative të ngjarjeve që bëjnë në Facebook. Guri Shkodra, Faton Hasani e Dren Ukmata, do të jenë prezent në BarCamp Prishtina, për të folur më shumë mbi jetën e tyre në punë, angazhimin me biznes e telashe e të mirat që shfaqen në këtë mes.

Folës tjetër do të jetë Glen Noble, i cili do të ndajë me audiecën tregimin e tij mbi atë sesi ka nisur rrugëtimin për të sjellë njohuri praktike nga industria teknologjike për tregun e Kosovës, dhe si erdhi deri tek faza e zhvillimit të një kompanie për prodhim industrial të elektronikës në një shtet në zhvillim e sipër.

Teatri ODA është një mjedis atraktiv me bar, ku mund të relaksoheni dhe të diskutoni me pjesëmarrësit tjerë. Në audiencë ka si zakonisht edhe pjesëmarrës prej projekteve të ndryshme të IPKO Foundation,
dhe të cilat mbështeten në një far forme prej saj, ndërsa në mes tjerash kjo sjell mundësi që secili të takohet dhe të mësoj më shumë nga ky komunitet.

Sponzor medial të Barcamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com, ndërsa duhet theksuar se për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Twitter kërkoni me hashtag #bcprishtina. Ju mirëpreism./Telegrafi/

Artikulli paraprakBerisha: Fond për biznesin social
Artikulli vijuesMinistri rus Lavrov thotë se Opozita Siriane është në rrugë të gabuar